Të ratifikohet demarkacioni! – Thaçi takon Pence, Uashingtoni kërkon miratimin e akordit – Nga Xhoi Malësia

0

Të ratifikohet demarkacioni! – Thaçi takon Pence, Uashingtoni kërkon miratimin e akordit
– Nga Xhoi Malësia

Ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit ka qënë porosia kryesore e dhënë nga Zv. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës që ky i fundit kreu në Shtëpinë e Bardhë. Numri dy i Uashingtonit është shprehur gjithashtu se ShBA do t’a mbështesë krijimin e forcës së armatosur përmes ndryshimeve kushtetuese, ndërsa nxitet edhe më tepër vazhdimi i dialogut për normalizimin e marëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Qëndrimet e Pence u pasqyruan edhe në njoftimin zyrtar të Shtëpisë së Bardhë.
Zv. Presidenti Mike Pence, priti Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Shtëpinë e Bardhë për të rikonfirmuar se ShBA mbështet një Kosovë sovrane, demokratike dhe me prosperitet. Ai shprehu vlerësim për lidershipin e Thaçi, së bashku me Presidentin serb, Vuçiç, në kuadër të avandimit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE për normalimin e marëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Zv. Presidenti shprehu mbështetje për transformimin e FSK-së përmes ndryshimeve kushtetuese si dhe inkurajon Kosovën që të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi për t’a zgjidhur këtë çështje.
Nga ana tjetër, Presidenti Thaçi njoftoi në rrjetin social Facebook se ishte zotuar përpara zv. Presidentit Pence që Kosova të përmbushë cdo obligim ndërkombëtar duke qëndruar e palëkundur në realizimin e aspiratës për t’u antarësuar në OKB, NATO dhe në BE.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here