Skënderbeu kalon edhe Vllazninë, e mbyll në mënyrë perfekte fazën e parë

0

Skënderbeu i bën një mbyllje perfekte fazës së parë të Kategorisë Superiore, me 8 fitore e 1 barazim dhe kryeson bindshëm renditjen me 25 pikë.

Korçarët kanë arritur të mposhtin edhe Vllazninë, me rezultatin 2-0, në një takim ku gjithçka u vendos në pjesën e dytë.

Fillimisht ishte tiranasi Afrim Taku që i dha avantazhin Skënderbeut në minutën e 56’, ndërsa Ali Sowe dyfishoi shifrat në të 83-ën.

Takimi i luajtur në Korçë prodhoi një ndeshje me ritëm shumë të ulët, përveç 10 minutave të fundit, ndërsa te Skënderbeu ndihej edhe lodhja e 90-minutëshit të Beogradit.

Nga ana tjetër shkodranët e Gjokës, ndonëse vinin pas një rezultati fantastik në Kukës, nuk arritën të bëjnë të njëjtën gjë ndaj kryesuesve, pavarësisht dëshirës së treguar në fushë.

E nëse Skënderbeu e mbyll në mënyrë perfekte këtë fazë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Vllazninë, që pas 9 javësh renditet në vendin e parafundit me vetëm 6 pikë, duke lënë pas vetëm Lushnjën me 5 pikë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here