“Shpërthen” aktivisti i Shoqërisë Civile ndaj Bashës: O Lul Basha a na ha një m.. ti me gjithë këlyshët e SOROS

0

Aktivisti i Shoqërisë Civile, njëherësh avokat, Altin Goxhaj, ka reaguar pas lajmit se Lulzim Basha do të organizojë një tryezë për aktivizimin qytetar në rrugë apo rrjetet sociale, në bashkëpunim me CAS.

Ai ka shpërthyer ndaj Lulzim Bashës, teksa thotë “O LUL BASHA A NA HA NJI M.. TI ME GJITHË KLYSHËT E SOROS se nuk e përcakton ti dhe klyshët e tu se kush është dhe kush nuk është aktor dhe faktor në shoqërinë civile dhe internet, kush prodhon aktivizëm në rrugë apo në rrjetet sociale, kush është media online dhe kush bën opozitë!”

Sipas Goxhajt, Lulzim Basha, po bën gjithçka mundet që të gjithë mediat dhe faqet online që nuk varen nga ai, por kanë vite që frymëzojnë rezistencën qytetare, ti fshijë dhe të paraqesë para të huajve një tjetër situatë.

Goxhaj shprehet se 3 lektorët e ditës së nesër ndonëse janë të nderuar, ata janë të majtë, ndërsa shtoi se “kjo është pjesë e Axhendës Sorosiane të Lulit dhe ushtarëve të vet për të fshirë gjithë MEMORIEN 4VJEÇARE TË AKTIVIZMIT TONË NË RRUGË APO INTERNET! Ky ishte atentati i fundit i Lul Bashes ndaj të djathtës për të mashtruar ndërkombëtarët se në Shqipëri janë të gjithë ose Majtas ose Liberalë si Qili!”

Në përfundim ai u ka bërë kërkesë të ftuarve që të mos e pranojnë ftesën, për të mos lejuar keqpërdorjen nga Lulzim Basha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here