Plani Shumëplanësh i Edi Ramës për të pushtuar Shqipërinë

0

Nga Erl KODRA

(Pjesa e parë)

Kryeministri Edi Rama që në krye të herës ka patur një plan shumëplanësh; të pushtojë Shqipërinë, duke e kthyer atë përfundimisht në një pronë të Mafies dhe spekulantëve financiar ndërkombëtar. Ky shkrim do të jetë me disa pjesë, ndërkohë, ftoj të gjithë lexuesit që ta shpërndajnë atë sa më shumë në mënyrë që të lexohet masivisht. Është shumë e rëndësishme që të mos pranojmë që jeta dhe e ardhmja jonë të mbetet peng i përjetshëm i mashtrimit diabolik të këtij njeriu përbindësh. Gjithashtu, do të isha mirënjohës për të gjithë ata persona që kanë të dhëna dhe informacione konkrete rreth Edi Ramës dhe për Edi Ramën, përtej atyre fakteve që janë të njohura mediatikisht.

Imagjinojeni për një moment Këshillin e Ministrave dhe Kryeministritn Edi Rama ashtu siç është; me të gjitha çfarë ka ndodhur që prej ditës kur Qeveria e tij dhe ai vet u betua në Shtator 2013 para Presidentit të Republikës, me dorë ne Kushtetutën e Shqipërisë. Me siguri do të jetë e vështirë për ju të gjeni qoftë edhe një premtim të mbajtur nga njeriu që erdhi në krye të vendit me “një milion shuplaka”. Por për të kuptuar në detaje se çfarë është, madje çfarë ka qenë që në krye të herës kur Edi Rama la Francën për të hyrë në politikën e lartë të Shqipërisë, është e nevojshme që ky njeri të shikohet ndryshe. Që të kuptohemi, këtu është fjala për ta parë Edi Ramën përtej propogandës, fjalimeve të tij, shkrimeve, librave, televizionit, parave, famës dhe qasjes ndaj opinionit publik. Kjo përpjekje nuk është e lehtë, sa kohë që Edi Rama është njeriu më i pushtetshëm ndër shqiptarë, kudo që ndodhen ata, brenda dhe jasht Shqipërisë zyrtare.

Duhet të shtoj se unë nuk mund të shkruaj për Edi Ramën njeri të zakonshëm, sepse nuk e kam njohur si të tillë në asnjë ditë të vetme. Kjo është një mungesë e rëndësishme, por jo thelbësore, sepse Edi Rama ka qenë dhe mbetet njeriu më i mediatizuar në Shqipërinë e pas vitit 1991. Ndaj nuk më mbetet gjë tjetër, përveçse të shkruaj mbi dhe për Edi Ramën, nisur vetëm nga analiza e fakteve dhe ngjarjeve me protagonist të parë këtë njeri të çuditshëm, që jo vetëm ka pushtuar majën e pushtetit në Shqipëri, por i ka vënë vulën e tij jetës politike dhe ekonomike të Shqipërisë, duke filluar me Tiranën.

Tre janë njerëzit që kanë ndërtuar Kryeqytetin e Shqipërisë. I pari është Mbreti Zog që hodhi themelet dhe projektoi një qytet modern për kohën, por që mund t’i rezistonte dekadave dhe shekujve të ardhshëm, madje mund të kthehej në qytetin më interesant në krejt Ballkanin, nëse do të vazhdohej me zhvillimin dhe pasurimin e idesë fillestare, sipas planit të arkitektëve italian. Zhvillimi i këtij plani u ndërpre me ardhjen në pushtet të Enver Hoxhës, por thelbi i tij nuk u ndryshua, kjo më shumë për arsye ekonomike se sa politike. Prishja e ndërtesave qeveritare do të kishte një kosto të papërballueshme për shtetin shqiptar të Enver Hoxhës. Megjithatë, Tirana u zhvillua dhe u zgjerua me banesa shtetërore të një arkietkture mediokre socialiste, që nuk përmbushnin asnjë nga kriteret më minimale të arkitekturës dhe planifikimit urban. Megjithatë, gjatë kësaj kohe u ndërtuan disa godina në Bulevardin kryesor të qytetit, siç është Pallati i Kulturës, Hotel Tirana dhe më vonë Piramida, një mazoleum madhështor tip piramide, që rrekej të përjetësonte figurën e diktatorit Hoxha edhe në arkitekturë, ashtu siç janë përjetësuar Faraonët e Lashtë të Egjyptit.

Edi Rama zgjidhet për herë të parë Kryetar i Bashkisë Tiranë në vitin 2000, post që e mbajti deri në vitin 2011. Kjo do të shënonte fillimin e fundit të Tiranës ashtu siç e kemi njohur. Edi Rama kishte një plan të mirëmenduar, jo një plan urbanistik për Kryeqytetin e Shqipërisë, por një plan shumëplanësh; një trampolinë prej ku do të fillonte ndërtimin e karrierës së tij politike për pushtuar Shqipërinë. Projekti i tij ishte i thjeshtë dhe banal; hekur, beton dhe euro. Menjëherë nëpër lagjet Tiranës u shfaqën gropa të rrethuara shkel e shko me llamarina, ndërsa hidheshin themelet e godinave njëra pas tjetrës, ngjitur me njëra tjetrën, në rrugë, rrugica, lulishte, parqe publike, oborre shkollash dhe institucionesh. Tirana po përjetonte bumin më të madh të ndërtimit në 100 vitet e fundit. Kjo çmenduri kolektive, e ushqyer dhe e drejtuar prej Edi Ramës nuk ka të ndalur tash e 17 vjet. Tirana, si qenda e gravitetit ekonomik dhe social e shqiptarve, natyrshëm kishte kërkesë të lartë për investime në ndërtim, por kjo industri u zhvillua në mënyrën më të shëmtuar urbanistike, shoqëruar nga një korrupsion gjigand, të paparë ndonjëherë në asnjë vend të Europës. Shumë shpejt, industria e ndërtimit u kthye në një lavatriçe gjigande për pastrimin e parave të korrupsionit dhe të mafies shqiptare. Ndërtues gjithëfare, që kishin grumbulluar një sasi lekësh dhe gjenin lidhjet e duhura me Edi Ramën për të paguar 20 përqindëshin e famshëm, hapnin gropën në vendin më të parë, dhe fillonin shitjet e apartamenteve imagjinare, duke grumbulluar kryesisht paratë që rridhnin lumë nga emigracioni shqiptar. Pak më vonë, Edi Rama hartoi dhe vuri në zbatim një plan perfekt, të strukturuar, me njerëz të përzgjedhur me kujdes, që dinin të bashkëunonin në heshtje, duke ngritur një strukturë okulte ekonomike, të ngjashme me Masonët. Kjo strukturë biznesmenësh afër Edi Ramës, e mbështetur hapur prej tij, ka kapur që ne fillim të viteve 2000 edhe mediat e shkruara dhe televizive. Lidhjet e njohura me ndërtues dhe biznesmen të dyshimtë, ku shpesh herë spikatin personazhe nga jeta e errët e Kryeqytetit shqiptarë, janë të njohura prej të gjithëve, sidomos në bisedat informale në kafenetë e bllokut ose Kullave Binjake në bulevard. Këto lidhje nuk janë dhe nuk kanë qenë ndonjëherë sekrete, zaten ato asnjëherë nuk kanë qenë të tilla, sa kohë që në Tiranë vazhdon të funksionojë shoqëria dhe institucionet dukshëm jashtë rregullave ligjore. Ndaj nuk është çudi se shumë vrasje mafioze janë të lidhura pikërisht më sektorin e ndërtimit, vrasje të cilat kanë eleminuar protagonist të shquar të këtij biznesi gri dhe jo vetëm. Të gjithë të vrarët e kësaj liste, në një mënyrë ose në një tjetër kanë patur dy lidhje specifike: Sektorin e ndërtimit dhe Edi Ramën. Hulumtimi dhe hartimi i kësaj liste mund të jetë objekt dhe subjekt i një strukture të posaçme hetimi, e cila me siguri do të nxjerrë në dritë të diellit puënt më të ndyra që janë bërë në Shqipërinë e pas viteve 1990-të.

Sot, të njëjtët njerëz, të njëjtët aktorë, të njëjtat subjekte, por tashmë të fuqizuar politikisht dhe ekonomikisht, vazhdojnë një valë të re përmbytjeje hekuri dhe betoni në Kryeqytet. Duke filluar prej qëndres në periferi, projektet e reja me përbindësha betoni shumëkatësh, po varrosin përfundimisht çdo kujtim dhe shenjë të një qyteti normal, duke e kthyer atë përjetë në një fjetore të stërmadhe betoni, të financuar dhe ndërtuar nga paratë e Mafies Shqiptare dhe spekulantëve financiar ndërkombëtar. Zgjedhja e Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, një beniamini dhe imituesi pervers dhe të pamoral të vet Edi Ramës, si dhe kapja përfundimtare e Mediave kryesore të vendit, është pjesë e Planit Shumëplanësh, të strukturuar deri në detajet më të imta. Gjithashtu, ngritja dhe fuqizimi i ABI Bank (Banka Amerikane e Investimeve) pronarët e vertetë të së cilës janë të fshehur në parajsa fiskale, ka si drejtuese kryesore bashkëshorten e Kryeministrit Edi Rama. Por ajo që i vë kapakun e florinjtë këtij plani, është lidhja e jashtëzakonshme shumëplanëshe e Edi Ramës me George Soros, spekulantin e frikshëm të financave ndërkombëtare. Vet rruga e ndjekur nga Edi Rama për të ngjitur shkallët e pushtetit, pushtetit politik dhe atij ekonomik njëkohësisht, padyshim që tejkalojnë indiciet e zakonshme, që shumë lehtë mund të kthehen në prova, duke shfaqur realisht portretin më okult të botës së nëndheshme që ka parë ndonjëherë Shqipëria e shekullit të 21-të.

Vijon

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here