Nuk është më mister! A e dini përse avionët janë gjithmonë ngjyrë të bardhë?

0

A e keni pyetur ndonjëherë vetën se përse avionët janë ngjyrë të bardhë? Nëse po, sot do të mësoni një përgjigje interesante.

Për avionët është zgjedhur ngjyra e bardhë sepse: Ngjyra e bardhë nuk fshihet.

Pasi i ekspozohet shumë diellit gjatë fluturimeve, ngjyrat e tjera ka shumë gjasë që të fshihen, përderisa rrezet ultra-vjollcë godasin bojën.

Ngjyra e bardhë ka përparësi termike

Objektet e ngjyrosura me ngjyra të tjera e absorbojnë dritën dhe kështu nxehen më lehtë.

Përderisa objektet me ngjyrë të bardhë reflektojnë rrezet e diellit kështu që drita nuk konvertohet në nxehtësi.

Ngjyra e bardhë ofron pamje më të mirë

Dukshmëria është një tjetër arsye për ngjyrën e bardhë. Kur bëhet fjalë për ndonjë gërvishtje, çarje apo dëmtim tjetër në trupin e aeroplanit.

Trupi i bardhë e bën më të lehtë që të shihet nëse aeroplani është çarë apo gërvishtur, sidomos përreth dritareve kështu që problemet të evitohen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here