Një tjetër shqiptar shpallet kampion bote, 18-vjeçari nga Laçi triumfon në New York

0

Eklent Kaçi është vetëm 18 vjeç dhe është shpallur kampion bote në bilardo.

I riu nga Laçi ka triumfuar në finalen e “US Open 8-Ball” duke mundur finlandezin Petri Makkonen në turneun Botëror të Bilardos në New York.

“Kam punuar shumë për këtë ditë, nuk ishte aspak e lehtë fitorja, por jam shumë i lumtur që tani jam numri një në botë”, është shprehur sportisti.

Eklent Kaçi ka lindur në Laç, Kurbin më 29 janar 1999, ndërsa sportin e bilardos ka nisur ta ushtrojë në moshën 8-vjeçare.

Ç’far po ndodh me shqipërinë. vend ku lindin vetëm Kampionë…!

Fjalë kyçe: bilardo
Eklent Kaçi kampion
New York

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here