A mund të konsumojmë alkool nëse jemi me diabet?

0

Nga Tela PASHA

Nëse jeni me diabet a duhet ti thoni jo një gote birrë apo shampanje kur mblidheni me familjarët dhe miqtë tuaj?
Sipas dietologëve një sasi e kontrolluar e alkoolit nuk është e rrëzikshmë për nga sasia e sheqerit që ajo transmeton në gjak sidomos për personat që vuajnë nga tipi i parë dhe i dytë i diabetit.
Por gjithsesi personat me diabet duhet të jenë të kujdesshëm kur konsumojnë alkool sepse pijet alkoolike përmbajnë sasi të larta kalorish dhe nuk kanë asnjë lend me vlerë ushqyese. Sipas dietologëve një gram alkool ka 29.3 kj kalori dhe një gotë rreth 600 kj. E rëndësishme është të kontrollojmë sa pim dhe cfarë ne pim.
Efekti i alkoolit në nivelet e glukozës në gjak sipas shoqatës Amerikane të diabetit mund të shkatojë hipoglikemi nga periudha e konsumimit deri në 24 orë nga kjo periudhë. Për këtë arsye ata ju këshillojnë të kontrolloni nivelet e glukozës në gjak para se të konsumoni alkool
Dhe para se të shkoni për të fjetur. Sasia e glukozës në gjak duhet të jetë në një nivel të sigurt midis 5.5 dhe 7.7mmol/L. Nëse sasia e glukozës është më e ultë duhet patjetër të hani dicka para gjumit që të ngrihet kjo sasi e vogël.
Efektet anësore të konsumimit të alkolit dhe hipoglikemis shpesh herë mund të jenë të ngjashme, si marrje mendësh, përgjumje ose corjentim, prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm në këtë cështje.
Për të qëndruar të mbrojtur nga këto rrëziqe dietologët ofrojnë këto këshilla :
Mos pini asnjëherë me stomak bosh ose kur niveli i glukozës në gjak është i ulët.
Mos e zëvëndësoni ushqimin me alkool
Pini ngadal dhe sigurohuni që të bëni balancat e kalorive në organizëm ( pini pije zero-sheqer dhe zero-alkool për të qënë vazhdimisht të hidratuar.
Përzgjidhni verë dhe birrë të lëhtë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here