Mashtruan me vizat kanadeze, nënë e bijë dënohen me 10 vite burg

0

Me 10 vite burg në total u dënuan nga Gjykata e Tiranës Lule dhe Adeila Makashi. Nënë ë bijë akuzohet për mashtrimin e më shumë se 250 personave me vizat kanadeze kundrejt pagesave që shkonin në disa mijëra euro.

Lule Makashi është dënuar në përfundim me vite 9 vite burg por duke përfituar uljen e 1/3 të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar për të shkoi në 6 vite burg. Ndërsa vajza e saj Adeila Makashi u dënua me 6 vite nga Gjykata e Tiranës, por duke përfituar dhe kjo e fundit nga gjykimi i shkurtuar dënimi i saj shkoi në 4 vite heqje lirie. Ndërkohë që organi i akuzës ka kërkuar 18 vite burg për nënë e bijë.

Prokuroria kërkoi dënimin me 10 vite burg për Lule Makashin dhe 8 vite burg për vajzën e saj Adeile Makashi. Gjithashtu, është gjobitur me 5 milionë lekë shoqëria “Ande Lm shpk”, ku edhe në këtë rast me gjykim të shkurtuar gjoba kap vlerën e 3.333.333 leke. Ditën e djeshme jashtë dyerve të Gjykatës së Tiranës kishte disa nga qytetarët e mashtruar. Ato ishin të pakënaqur nga dënimi i që gjykata dha për nënë e bijë. “Nuk më intereson mua sa vite burg u dënua Lulja, u dua paratë e mija.

Kam paguar rreth 15 mijë euro dhe dua të më kthehen, prokuroria të hetojë çështjen nga fillimi, ku janë gjithë ato lekë që kanë marrë ato, nga këtu duhet të fillojë hetimi. Në llogaritë e shoqërisë së kësaj zonjës nuk gjendet asnjë lek. Prokuroria këtë duhet të hetojë ku fluturuan lekët. Kam dhënë gjithë investimet e mia unë du vetëm të më kthehen lekët. Më jepni mua 30 mijë euro se i bëj me qejf 5 vjet burg. Ato të dyja kanë marrë miliona euro të gjenden gjithë këto lekë ku janë”, është shprehur një nga personat që ranë pre e mashtrimit të agjensisë fantazim ANDE-LM.

Arrestimi

Lule Makashi u arrestua në prill 2016 së bashku me vajzën e saj duke tentuar për tu larguar drejt Kanadasë. Në momentin e arrestimit në polici ishin depozituar 26 kallëzime. Ata akuzonin nënë e bijë për mashtrim, pasi kishin kryer pagesa që arrinin deri në 20 mijë dollarë.

Personat e mashtruar kanë shpjeguar në polici se kanë aplikuar në vitin 2014, për punësim dhe studime pranë shoqërisë ANDE-LM me administrator Lule Makashin, ajo ju premtonte se shumë shpejt do të pajiseshin me vizë, dhe për këtë fakt të kryenin pagesat në bankë, për llogari të firmës ANDE-LM. Personat që aplikonin, pasi dorëzonin dokumentet që kërkonte kjo shoqëri, ishin në pritje për të dalë viza, dhe për ta bërë me te besueshme këtë histori administratorja Lule Makashi ka organizuar në hotele te ndryshme takime me persona që janë prezantuar si avokatë Kanadezë, duke shpjeguar dhe procedurat e marrjes së vizës së aplikantëve.

Mësohet se aplikantët kanë dorëzuar dokumentet për pajisjen me vizë si dhe kanë paguar në llogari të shoqërisë “Ande-LM” shuma të konsiderueshme në lekë dhe valutë.

Pasi kanë shkuar në datë 25 prill 2016 pranë zyrave të kësaj shoqërie kanë mësuar se ne administrim Lule Makashi së bashku me vajzën e saj ishin larguar jashtë shtetit.

Dëshmia e Lule Makashit në Gjyq

“Unë nuk kam mashtruar asnjë person,me të gjithë është bërë një kontratë civile para noterit me të drejta dhe detyrime, pagesat qytetarët e interesuar për viza dhe punësim i kanë bërë me bankë.

Ndalur tek problemet me personat që më kanë kallëzuar, ju sqaroj se si agjenci na janë krijuar probleme vetëm me kontratat me Kanadanë prej Mars 2015 ndërsa me shtete të tjera kemi punësuar normalisht shqiptar.

Kjo ishte dhe arsyeja e udhëtimit në Kanada për të zgjidhur problemet me partnerët dhe jo për tu fshehur dhe s’besoj se keni arsye të më sulmoni duke më mbajtur në burg”, është shprehur ajo përpara oficerëve gjyqësorë.

Elvis Myrta

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here