KOHA E TURBINIZIMIT TE SHQIPËRISË

0

Nga Eduard NDOCAJ

Te dashur qytetar shqiptar, kemi kohe qe nje aktor i mirenjohur do na paralajmeronte se : ‘ koha eshte e maskarenjeve ‘ . Dhe koha perseri po deshmon se maskarejt sa vijne dhe po fuqizohen me pushtet, ato skanë të ngopur. Babzitja e tyre nuk ndalet jo vetem mbi pasurit natyrore por edhe ne art e kulture. Shqiptaret prej vitesh po verejne se si kultura babzitse e pasurimit te ketyre maskarenjeve me pushtet po shtrihet edhe ne ambientet kulturore. Rasti i Teatrit Kombetar tregon se Mirela Kumbaro nuk e meriton aspak at post ministror. Prirjet e saja orientale-anadollake jane shfaqur qysh ne diten e pare te zaptimit te Ministrisë Kultures. Tashme kjo zonje e antikultures po kerkon per interesa meskine te fusë edhe aktoret ne tub-turbina. Te prishesh per te kenaqur babzitsat do te thote se koha e maskarenjeve duhet ndalur. Si qytetar dhe si lider demokristian solidarizohem me protesten e artistave shqiptar dhe mbeshtes kerkesat e tyre ne mbrojtje te kultures. Protesta e tyre eshte proteste edhe per secilin shqiptar kerkon ti thote STOP padrejtesive dhe babzitjes se qeveritarve ne kurriz te pasurive te popullit te neperkembur qe po varferohet perdite e me shume. Kuqedrat me pushtet kane filluar te tub-turbinizojne ujerat e lumenjeve, sot po i fusin kthetrat edhe ne ambientet kulturore, neser po i lejuam do na fusin neper tuba edhe ajrin. Zgjohuni shqiptar dhe te bashkuar ti perkrahim artistat tane ne betejen kunder maskarenjve me pushtet, koha na fton per te reaguar.

Me respekt

E N Milano 2018

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here