Kamer Qaka është futbollisti më i ri, që trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, e ka ftuar

0

Kështu ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit. Kjo pasi Amir Abrashi nuk ka marrë veten nga lëndimi.

“Skuadra përfaqësuese e futbollit nis sot pasdite grumbullimin e saj në Antalia të Turqisë. Trajneri Christian Panucci, së fundmi i ka shtuar listës së tij të lojtarëve të grumbulluar edhe një tjetër futbollist, duke sjellë në ekip një emër të ri. Kjo, për shkak të pamundësisë së rikuperimit të Amir Abrashit, i cili vazhdon terapinë intensive të detyruar për riaftësimin e tij, në klubin e Freiburgut.

KAMER QAKA është lojtari më i ri që vjen në skuadrën kombëtare të futbollit. Ai ka lindur në Kosovë në vitin 1995, luan në pozicionin e mesfushorit, dhe aktualisht aktivizohet në radhët e ekipit rumun të CSM Politehnica Iași. Që nga viti 2010 e deri me fillimin e këtij sezoni, futbollisti Kamer Qaka ka luajtur me skuadra të ndryshme në kampionatin norvegjez, duke nisur që me Valerengën, teksa një edicion më parë ishte në radhët e skuadrës së Kristiansund. Aktualisht, me skuadrën rumune deri në këto momente, Qaka ka luajtur 11 ndeshje. Ekipi kombëtar i futbollit do të qëndrojë një javë në Antalia për të përgatitur ndeshjen miqësore të 13 nëntorit në Antalia me skuadrën përfaqësuese turke”.

kombetarja ne stervitje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here