Ide fantastike për mëngjes .

0

Omëleta me djathë është pjata ideale për të nisur ditën tuaj me energji. Për të marrë shijen më të mirë nga kjo pjatë përdorni produktet e djathit Diamond.

Përbërësit
  • 2 vezë
  • 10 gr spec i kuq (i grirë)
  • 10 gr spec jeshil (i grirë)
  • 5 gr karotë (i grirë)
  • 5 gr qepë (e grirë)
  • 10 gr kungull (i njomë)
  • kripë
  • piper
  • 10 gr djathë (Diamond, me tartuf)
  • 10 gr djathë (Diamond, “Caprino”)
  • 10 ml vaj ulliri

Përgatitja
1
Në një tas shtoni vezët, specin e kuq, specin jeshil, karotën, qepën dhe kungullin e grirë. Përzieni së bashku dhe shtoni sipër tyre kripë, piper, djathin me tartufë dhe djathinCaprino.
2
Përzieni të gjithë përbërësit së bashku.
3
Në një tigan shtoni vajin e ullirit. Hidhni me ngadalë përzierjen.
4
Kthejeni omëletën nga të dyja anët. Shërbehet e ngrohtë Ju bëftë mirë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here