Hajeni këtë për drekë dhe humbni peshë shpejt pa u ndjerë të uritur.

0

Ushqimi i shëndetshëm është çelësi për një humbje të suksesshme të peshës, por shumica kanë probleme t’i përmbahen ushqimit në kohën e drekës, periudhë në të cilën dëshirojnë të hanë ushqime me sasi të mëdha të karbohidrateve dhe sheqerit, e të cilat mund të shpijnë në shtim të peshës.

Prandaj, në vend se të zgjedhni ushqime si sandviçët, zgjedhni shujta të mbushura me fibra dhe proteina.

Kjo sepse fibrave u duhet më shumë kohë për t’u tretur, dhe në këtë mënyrë do të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë, ndërsa proteina jua mban nivelet e energjisë lart.

Kur zgjedhni çfarë të hani, synoni për 10 gramë fibra dhe minimumi 15 gramë proteina.

Mundohuni të mbani shënime se sa kalori i konsumoni çdo ditë, dhe synoni që 400-500 kalori t’i konsumoni gjatë kohës së drekës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here