Deputeti i Brukselit Ahmet Gjanaj denoncon skandalin ekologjik në Valbonë

0

Deputeti i Brukselit me origjinë shqiptare Ahmet Gjanaj ka takuar sot eurodeputetin Arndt Kohn për të diskutuar aksioneve e mundura konkrete e urgjente për t’u marrë në lidhje me skandalin ekologjik të ndërtimeve të HEC-eve në parkun kombëtar të Valbonës. Ahmet Gjanaj ka sensibilizuar eurodeputetin për rëndësinë dhe urgjencën e kësaj çështjeje. Ai ka kërkuar dhe angazhimin e organizatave ndërkombëtare të mbrojtjës së mjedisit dhe nxitjen e bërjës publike të atij skandalit.

Ky është postimi i deputetit Ahmet Gjanajn : Sot takova eurodeputetin z. Arndt Kohn, anëtar i grupit për Shqipërinë për të diskutuar rreth skandalit të ndërtimeve të hidrocentralave në parkun kombëtar të Valbonës dhe nevojën e marrjes së aksioneve urgjente për të mbështetur organizatat që veprojnë në terren.

Theksova rëndësinë e mbështetjës së proçeseve integruese dhe të çeljës sa më parë të negociatave për anëtarësim si mundësi e vetme për të zhdukur këto fenomene negative në përforcimin e demokratizimit të vendit dhe të shtetit të së drejtës.

Kam kontaktuar gjithashtu organizatat ndërkombëtare të mbrotjës së mjedisit për t’i sensibilizuar për këtë çështje dhe nxitur për të nxjerrë raporte mbi situatën e dëmtimeve që shkaktojnë këto ndërtime dhe bërjës sa më publike të këtyre raporteve.

Ndërkohë, do të mbetem në kontakt gjithashtu me organizatat në terren për t’u koordinuar për aksione konkrete sensibilizuese.

Deputeti i Brukselit Ahmet Gjanaj

#mosmaprekvalbonen


– Nga Artan Cara

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here