Dashamir Cara, një punonjës i ASHR-së në Tiranë denoncon heqjen nga puna, pa asnjë motiv, por vetëm për arsye politike, sipas tij.

0

Dashmiri thotë, se njoftimi për shkarkimin i erdhi, pasi mori pjesë në një aktivitet të LSI-së në njësinë numër 11.

Dashamiri tregon, se ka tre fëmijë, njëri prej të cilëve me probleme shëndetësore, dhe paga e tij si dezinfektor, është e ardhura e vetme, me të cilën mbahet familja.

Gazetarja e “Stop” i drejtohet drejtorit Dritan Ulqinaku, për t’i kërkuar shpjegime, por drejtori nëpër dhëmbë i përmend performancën në punë.

Në një ballafaqim të punonjësit me drejtorin, që arrin të filmohet, ky i fundit, pasi dyshon, se mund të jetë duke u përgjuar, e këshillon të hedhë në gjyq ministrinë,pasi shkarkimi është bërë me urdhër.

Dashamir Cara ftohet në studion e “Stop” dhe tregon, se cfarë i tha drejtori në bisedën konfidenciale.

Ai betohet mbi “statutin e Stop”, se po u kthye në punë, nuk do të marrë kurrë më pjesë në aktivitete partiake…!!!

Për -/Shqipnews.al/- Ton Cara

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here