‘Alarmet’ për virus në tabletat ‘Paracetamol P-500’ janë të rreme, kjo është e vërteta rreth tyre!

0

Autoriteti i Shkencave Shëndetësore (HSA) me anë të shkrimi ka bërë të ditur që një “alarm” i cili po qarkullon në rrjetet sociale lidhur me transmetimin e virusit “Machupo” përmes tabletave të paracetamolit është një mashtrim. Shkrimet rreth përmbajtjes së tyre janë të pavërteta.

Deri më sot në mediat sociale po qarkullojnë dy lloje të “alarmit të rrejshëm”. Njëri version po përmend produktin e paracetamolit “P-500” dhe versioni i dytë po i përmend tabletat “Aekin Paracetamol”. Që të dy këto “alarme të rreme” paralajmërojnë se tableta “P-500” dhe “Akenil Paracetamol nuk duhet të konsumohen pasi ato përmbajnë virusin “Machupo”. “alarmet” po ashtu po pretendojnë që ‘tableta e reja me shkelim, dhe shumë të bardha të paracetamolit’ janë testuar nga mjekët dhe ka dalë përmbajnë virusin “Machupo”.

Edhe Ministria e Shëndetësisë në Kosovë me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se produkti i apostrofuar “Paracetamol P 500” nuk është i regjistruar në Kosovë.

“Lidhur me shkrimet ne media dhe postimet e ndryshme në rrjete sociale lidhur me atë se produkti medicinal Paracetamol P 500, i prodhuesit “Apex” llogaritet si një produkt vdekjeprurës, gjithnjë sipas këtyre raportimeve, Ministria e Shëndetësisë, pas informatave të siguruara nga Agjensioni Kosovar për Pajisje dhe Produkte Mjekësore, njofton opinionin se produkti në fjalë nuk është i regjistruar në Republikën e Kosovës, përcjellë GazetaBlic.

Në të njëjtën kohë, inspektorët e Inspektoratit Farmaceutik janë duke kryer inspektime të rregullta në tregun farmaceutik kosovar, me qëllim të evitimit të qarkullimit eventual të çfarëdo produkti, i cili nuk ka autorizim marketing dhe të drejtë qarkullim në tregun kosovar.

Virusi “Machupo”

Virusi “Machupo”, ose virusi i hemorragjisë boliviane (VHB), është një virus që shkakton simptoma, duke përfshirë ethet, dhimbjet e muskujve, gjakderdhje të mishrave dhe kriza.

Infeksioni i virusit “Machupo” është kontraktuar nga kontakti i drejtpërdrejtë me virusin, i cili ka dalë se transmetohet kryesisht nga pështyma, fekalet (jashtëqitjet) dhe urina e brejtësve të infektuar.

Deri më sot, infeksionet e virusit “Machupo” janë dokumentuar vetëm në Amerikën e Jugut.

P-500 dhe Aeknil Paracetamol

Dy produktet e mësipërme nuk janë miratuar për shitje nga HSA, shkruan GazetaBlic.

Tableta “P-500” thuhet të jetë prodhuar nga Apex Laboratories Private Limited, ndërsa nuk ka detaje se ku dhe si është prodhuar “Aeknil Paracetamol”.

Përveç kësaj, HSA nuk ka marrë asnjë raportim të infeksioneve me virusin “Machupo” që lidhen me përdorimin e tabletave të paracetamolit.

Këshillim publik

HSA siguron publikun se përmbajtja e “alarmit” të rremë është i pasaktë dhe nuk ka asnjë shkak për shqetësim. Kushdo që merr “alarm” të rremë nuk duhet t’ia përcjellë të tjerëve, pasi informacioni është plotësisht i pavërtetë.
——————————————
Po ashtu dhe “ARTAN CARA” E ka postuar ne rrjetin social në fb ku ka njo ftuar dhe 10/15 Kolegët dhe miqt e tij për kete skandal në mënyr që ky lajm të te përhapet dhe të njoftoj gjith ata që e perdorin këtë “Paracitamol P/500”

Tashmë dhe në /shqipnews.al/ A.Cara

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here