Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën i riu me motoçikletë

0

Një aksident me vdekje ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotmë, në zonën e Vaqarrit, Tiranë.

Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bënë të ditur se më datë 30.11.2017, rreth orës 07:20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në “Vaqarr”, ka ndodhur një aksident.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: Shtetasi Brikel Zhuri duke drejtuar mjetin e tij është aksidentuar me një motorçikletë me drejtues O. M., 34 vjeç.

Për pasojë, drejtuesi i motorçikletës shtetasi O. M., gjatë transportimit për në spital ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here