Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Afera korruptive për tenderin për prishjen e Teatri Kombëtar, i ka shqetësuar shumë artistët dhe aktivistët për mbrojtjen e teatrit.
Tenderi për prishjen e teatrit kombëatr, është afera e radhës korruptive e Erion Velisë dhe Edi Ramës. Artistët kërkojnë që njerëzit, politikanët lokalë dhe ministra që bëjnë korrupsion, të dalin para drejtësisë.
Sot aktorë, aktivistë, dhe pjesëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë protestuar para Bashkisë së Tiranës. Ata kanë kërkuar informacion lidhur me tenderin për prishjen e Teatrit Kombëtar.
Ndër protestuesat që morën pjesë dhe folën në këtë tubim, krahas Mehdi Malka dhe Robert Budina ishte edhe aktorja dhe këngëtarja e shquar shkodrane Justina Alija.
Justina Aliaj është artiste e denjë, e cila pavarësisht se është në moshë, është aktive në art, TV dhe në jetën publike, në tubimin për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar!
Justina Aliaj ka qenë ndër të vetmet aktore dhe këngëtare shkodrane me kontribut të shquar edhe në Tiranë, në Teatrin Kombëtar, që ka marrë pjesë edhe në lëvizjen demokratike të viteve 90-të.
Në 70 vjetorin e Teatrit Migjeni nuk u dha mbështetje, mesazh për aktivistët dhe aktorët në mbrojtje e Teatrit Kombëtar, por Justi, sic e thërrasin shkurt sot në këtë tubim përfaqëson jo vetëm vehten, artin e saj të mrekullueshëm, por edhe Shkodërn, artistët shkodranë!
Në fjalën e saj sot para Bashkisë së Tiranës, Justina Aliaj ndër të tjera deklaroi: “Dua që në këto festa me qenë më transparentë, me treguar kush i ka fituar ato tendera”.
Afera e prishjes së Teatrit Kombëtar, është afera e radhës e dyshes Veliaj-Rama. Artistët dhe aktivistët janë të vendosur për t’i shkuar deri në fund aferës, tenderit për prishjen e tempullit të artit dramatik, Teatrit Kombëatr!
Edhe njëherë, faleminderit Justi, na përfaqësove me dinjitet edhe neve në Shkodër!

Facebook Comments