Qamil GJYREZI

◾◾◾

Edi Rama takoi dje në Burgun e Tiranës disa gra të “penduara” për veprat e tyre penale, kryesisht shpërndarje dhe trafikim droge!
Redona dhe Ermira të dënuara për shitjen e drogës, janë viktimat e varfërimit dhe skamjes që po i bën qytetarëve Rilindja dhe Edi Rama.
Këto gra të dënuara për trafikim droge janë gjithshtu viktima një “psikologjie narkomane” të krijuar në këto 7 vite të Rilindjes.
Kur merren me trafik droge ish-ministrat e Rilindjes, cfarë do të presësh nga njerëzit të cilët duan të pasurohen shpejt me cdo cmim dhe të përfitojnë nga anarkia!
Takime të tilla bëhen me qëllim për të treguar anën njerëzore të politikanëve dhe trajtimin gjoja sipas ligjeve të BE-së, për të dënuarit dhe aministinë.
Edi Rama takoi dje viktimat e qeverisjes së tij për të bërë thjesht propagandë.
Papunësia, varfëria dhe skamaja ose edhe dëshira për pasurim të shpejtë i ka shtyrë këta viktima të shesin drogë.
Sistemi i korruptuar i drejtësisë është gjithashtu edhe një argument për këta viktima të drogës. Ata mendojnë se më mirë është 2-3 vite burg, për të bërë shpejt para, ku ka edhe seanca me “pikturë terapi” dhe ushqim se sa të qëndrojnë jashtë në varfërinë e tyre.
Populli ka një shpehje popullore që thotë: “Kësaj i thonë me të vra natën dhe me ardhë dhe me të qa ditën për ngushëllim”.
Këto janë sjelle dhe forma post-moderne propagande të Edi Ramës, ku “shkaktari i krimit”, i gjendjes së shkatërruar ekonomike “derdh lot”, interesohet për viktimat e tij dhe bën publikisht premtime për lehtësime ligjore për ata që nuk përfitojnë nga aminisia e Rilindjes!?
Edi Rama e deklaron publikisht se “ka kapur” edhe gjykatat dhe prokurorinë.
Gjykatat dhe prokuroria duhet të jenë të pavarura dhe nuk duhet të ndikohen nga politika. Vetëm gjykatat e pavarura, kanë kompetencë për të bërë lehtësime ligjore me anë të mbrojtjes së të akuzuarit.
Qeveritë bëjnë lehtësime ligjore, vetëm atëherë kur nuk janë të afta për të qeverisur dhe krijuar kushte ekonomike për qytetarët ose Rilindja do të marri nisma për lehtësime ligjore për trafikantët që mbështeten nga qeveria.
Vetëm një qeveri e së ardhmes e P.D.-së, ka shansin të përmirësojë gjendjen ekonomike dhe shoqërore, që në vend të mos ketë burgje të mbushur me gra, burra dhe të rinj, që shesin drogë për të mbajtur familjen, duke u kthyer në viktima të qeverisjeve të kapura nga krimi dhe droga si kjo e Rilindjes!

Facebook Comments