Nga Merjeme TOTA

◾◾◾

Sindi, vogëlushja 8 vjeçare mjaft e talentuar synon të ndiejë emocionet e skenave ndërkombëtare. Pasioni për kërcimin dhe modelingun janë rritur bashkë me të. Aktrimi është një tjetër pasion i saj dhe që në moshën 3 vjeçare është angazhuar me aktrimin tek “Sirea Film” nën drejtimin e Leonard Bombaj.

Sindi gjithashtu i është dedikuar dhe sfilatave të modës. Ku një ndër sfilatat më të rëndësishme për të, ka qënë pikërisht ajo e Albania Fashion Kids. Mënyra se si Sindi vishet dhe pozon, tregon qartë shijen e saj për modën. Ka qënë pjesë e një fotosesioni për një kompani gjermane dhe fituese e çmimit të parë tek agjensia e modës Flexus Albania.

Po per Sindin, ambicioze siç është ajo, cmimi i parë i dha asaj vetëm një nxitje më tepër. Sot, në moshën tetë vjeçare është pjesë e në një kurs kërcimi tek akademia “Quest Style Crew” nën drejtimin e koreografit të njohur në vend Andi Murra. Sindi thotë që dëshiron shumë të fitojë audicionin dhe të bëhet pjesë e World of Dance ku juria përbëhet nga Jennifer Lopez, Ne-Yo, Derek Hough dhe të përfaqësojë Shqipërinë në këtë event botëror që mbahet çdo vit në Amerikë.

Ajo është shumë e sigurt në vetvete edhe pse ende e vogël në moshë ka një vizion të qartë për të ardhmen dhe tregon se do të punojë shumë për të realizuar performanca të jashtëzakonshme.

Sindi Nurçe

Sindi Nurçe

Facebook Comments