Nga Merjeme TOTA

◾◾◾

Në një shembull tejet frymëzues të dhembshurisë ndërfetare, një kishë dhe xhami në New York bashkuan forcat për të ushqyer familjet me të ardhura të ulëta dhe për të ofruar kontrolle shëndetësore falas për Krishtlindje.

Në Ditën e Krishtlindjes, Kisha Metodiste e Bashkuar e Westbury-it bashkëpunoi me Qendrën Islamike të Long Island për të siguruar një vakt të ngrohtë dhe një mirëseardhje edhe më të ngrohtë për familjet që kanë probleme financiare.

Edhe pse kisha dhe xhamia kanë ndihmuar në lehtësimin e këtyre festave për 5 vitet e fundit, kjo është hera e parë përgjatë së cilës ata kanë ofruar edhe konsulta shëndetësore.

Ne mund t’u mundësojmë atyre shërbimin shtesë për t’u kontrolluar nga mjeku pasi kemi kaq shumë mjekë në komunitetin tonë, tha vullnetari i Qendrës Islamike Mukheet Ahmed për WLNY.

Të dy institucionet fetare shpresojnë se puna e tyre bamirëse bashkëpunuese do të ndihmojë të frymëzojë të tjerët të shikojnë pëtej dallimeve të tyre gjatë vitit në vazhdim.

“Ne nuk e shohim fenë si pengesë, ne e shohim atë si diçka që është aty për të ndihmuar,” u tha një vullnetar tjetër gazetarëve. “Unë dua të krijoj një lidhje midis të gjitha besimeve. Mendoj që në fund të fundit, të gjithë jemi qënie njerëzore.”

Facebook Comments