Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

“Kryeshpifësi” Edi Rama i ishte drejtuar sot thënieve të filozofit grek Sokratit me një status në FB:

“Shpifjet nuk janë vetëm djallëzore në vetvehte, po infektojnë shpirtin me djallëzi”,

për të mbuluar djallëzitë e veta politike me Minishengenin në favor të Serbisë, varfërinë në vend dhe paftësinë e qeverisë për të përballuar dëmet e tërmetit të 26 Nëntorit.
Nëse ka shpifës më të madh dhe gënjeshtar tipik është Edi Rama dhe ministrat e tij në këto 7 vite.
Edi Rama i drejtohet filozofëve dhe Zotit, kur është në momente të vështira të qeverisjes së tij dhe në këto ditë të Krishlindjeve, që të gjithë duhet të reflektojmë dhe të bëhemi më të mirë!
Në fakt filozofët grek dhe Sokrati kanë shkruar se politika e bën njeriun më të mirë, jo “Ëngjëll”, por “Djall” nuk e bën, i jep pak shpirt!
Rilindasit dhe Edi Rama politika i bëri “djaj të vërtetë”, të cilët në këto 7 vite nuk “çanë kokën” për njerëzit, për çatitë e tyre, për hallet e tyre, për tavolinat boshe të tyre, për papunësinë e tyre!

Një komentues “Erida Samuel” i përgjigjen shumë saktë dhe me filozofinë e ditës kryeminstrit humbës:

“Kur njerëzit nuk kan çati mbi kokë, bukë në tavolinë dhe as një punë ku të shkojnë, çfarë pret të bëhen njerëzit? Engjëj nuk bëhen dot të paktën!

Kurse një komentues tjetër Adriano Sulejmani për shpifjet, i përgjigjet Ramës:

“Varet gjithmone nga konteksti. Ai që mbrohet thotë janë shpifje. Ai që sulmon thotë janë të vërteta. Është dilemë që vetëm e vërteta dhe koha tregojnë burimin hyjnor apo djallëzor të tyre”.

Koha dhe e vërteta po tregojnë burimin djallëzor të mendimeve dhe sjelljeve të Edi Ramës!
Edi Rama mashtrohet nga mendimet reale, të cilat e tejkalojnë të vërtetën.
Edi Ramës gabimi i ka hyrë në kokë, duke i interpretuar qëndrimet dhe sjellet e tija si të ngjashme me të vërtetën.
Për ta vërtetuar këtë pohim, po i drejtohem filozofit grek Sokrates:

“Kur njerëzit mashtrohen dhe mbrujnë mendime që e tejkalojnë të vërtetën, atëherë kuptohet se gabimi ka hyrë në kokën e tyre përmes një lënde të ngjashme me të vërtetën”.

A janë shpifje apo të vërteta:

▪️Akuzat e opozitës për varfërinë, papunësinë, bashkëpunimin e qeverisë me krimin e organizuar, kapjen e drejtësisë nga Rilindja, largimin e të rinjve nga vendi?!

▪️Akuzat e opinionit vendas dhe ndërkombëtar për mbështetjen e trafikut të drogës nga ish-ministrat rilindas, Tahiri e Xhafaj?!

▪️Akuzat e Gazetës Bild, për blerjen dhe vjedhjen e votave në vitin 2017?!

▪️Akuzat e ndërkombëtarëve për votimet një partiake të 30 Qershorit?!

▪️Plotësimi i 9 Kushtet e Bundesatagut për celjen e negociatave me B.E.?!

▪️Akuzat për Minishengenin ballkanik dhe përjashtimin e Kosovës nga bisedimet?!
▪️Akuzat e shoqërisë civile në SPAK, për koncesionet e hemodializës dhe mbetjeve të ilaceve?!

Djalli dhe gabimi në të vërtetë janë në shpirtin dhe mendjen e Edi Ramës dhe Rilindasve të oborrit të tij, pavarësisht se në realitet sillen dhe flasin si Ëngjëj që punojnë për të vërtetën!

Facebook Comments