Nga Elvira DONES

◾◾◾

Dikush vdiq sot ne Tiranë. Quhej Mehmet Myftiu. Per shume te rinj por edhe për te tjere, emri nuk thote ndoshta asgje.

E kam dashur. Me mesoi lirine pa dashur t’i mesonte askujt asgje. Ji e lire, me tha dikur, dhe ne djall vafshin konvencionet.

Une isha veç nje nga shoqet e vajzes se tij qe ai adhuronte, Besa Myftiu. Hyja e dilja ne ate shtepi ku mbreteronte nje kaos i bukur: e vetmja fè aty ishte letersia. Me besoi te lexoja librin e tij “Shkrimtari” – ate liber qe i kushtoi jete lirie.

Vite me pas e takova ne nje kafe te Tiranes, ishte nje dite dimri, i zakonshmi acar i hidhur i Tiranes. Si te dukem, me pyeti, i plakur?

E sigurova qe ishte ende i bukur, sepse i bukur ishte. As vitet e denimit nen diktature, as mungesa e se drejtes per te botuar nuk ia kishin hequr dot mrekulline ne syte. E di, me tha, te rinjte e sotem me intrigojne.

Çfare mendojne per ne? Si do e ndertojne te ardhmen e tyre? Duke injoruar ne, do jene me te shendetshem?… Une nuk kam ngut, ndoshta do iki ne nje dite dimri, por do me pelqente te ikja ne pranvere.

Mehmet Myftiu iku ne nje dite dimri. E io lo piango, lo piango in italiano, lo piango in inglese. Lotet a e kane nje gjuhë? Per Mehmet Myftiun, nje nga heronjte e pakenduar te Shqiperise.

Facebook Comments