Nga Dom Gjergj META

◾◾◾

Krishtlindja, të dashur miq, nuk është një festë, por një ngjarje. Për ne të krishterët është mishërimi i Fjalës së përjetshme të Hyjit.

Ndryshimi midis një feste dhe një ngjarje është se në festë janë protagonistë ata që festojnë, ndërsa në një ngjarje nuk jemi më ne protagonistë. Në rastin konkret është Hyji protagonist.

Prandaj që një ngjarje nuk mund të na lërë pa na prekur dhe pa u pozicionuar ndaj saj. O rrimë spektatorë indiferentë, ose hyjmë e bëhemi pjesë e asaj ngjarje në të cilën Hyji ndërton tendën e tij mes nesh e bëhet bashkëudhëtari ynë.

Krishtlindje atëherë për ne do të thotë të bëhemi pjesë e kësaj ngjarje e jo të mbetemi spektatorë duke kaluar nga një festim në tjetrin, si njerëz që hanë e pinë, por nuk përfshihen.

Edhe pak ditë na ndajnë nga kjo ngjarje kozmike në të cilën Zoti bëhet njeri për të na thënë sa shumë na do e se çfarë do të thotë të jesh njeri.

Mbrëmje të bukur!

Facebook Comments