Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Gjermania ka një rëndësi shumë të madhe në planin ekonomik, politik, diplomatik për EU-në. Gjermania dhe Franca sëbashku janë lokomotiva e E.U.-së, por Gjermania po merr një rëndësi të vecantë për Unionin, falë stabilitetit ekonomik, demokracisë, lirisë së mediave dhe përballimit të krizës së refugjatëve nga Siria në Europë! Gjermani ishte i vetmi vend Europian që nuk u godit nga kriza ekonomike e viteve 2012-2016 planin ekonomik.
Arkitekti i themelimit të Europës së bashkuar është doktrina e R. Shumanit (1886-1963). Më 9 Maj 1950 propozohej për herë të parë zyrtarisht që prodhimi i celikut dhe i karbonit në Gjermani dhe Francë të vendoset në një autoritet të lartë të përbashkët, me pjesmarrje të vendeve të tjera të Europës.
Asambleja Europiane u formua në 1958. De Goli gjatë vizitës së tij të parë në Gjermani në 1962 deklaronte: “Sot është detyra jonë të jemi vëllezër”. Nga ky moment zmadhimi i Europës do të shënojë vetëm zmadhim. E.U. sot numëron 28 vende dhe mbi 513 milion banorë.
Fiorja e Brexit ishte një fitore e madhe për të djathtën europiane. Me fitoren spektakolare të konservatorëve në Britaninë e Madhe, Brexit konsiderohet, jo vetëm i pashmangshëm, por edhe i shpejtë. Gjermania nuk humb kohë duke kërkuar marrëveshje të tregtisë së lirë me britanikët. Shpresat e ekonomisë gjermane qëndrojnë tek dhënia fund e pasigurisë pas procesit disa vjeçar të Brexit dhe daljes me marrëveshje të Britanisë së Madhe nga B.E. Gjermania tashti duhet të marri kontrollin total të E.U.-së.
Gjermania, Bundesrepublik Deutschland.
Gjermania, Bundesrepublik Deutschland, zyrtarisht Republika Federale e Gjermanisë, ndodhet në pjesën qendrore të Evropës dhe kufizohet në veri me Danimarkën, në lindje me Poloninë, në juglindje me Çekinë, në jug me Austrinë dhe Zvicrën, në perëndim me Francën, Luksemburgun, Belgjikën dhe Holandën. Ndërsa në veri në anën perëndimore e përshkon kufiri natyral i Detit të Veriut dhe anën lindore Deti Baltik. Territori i Gjermanisë mbulon 357,021 km² ai ndikohet nga klimat mesatare sezonale. Me mbi 82 milion banorë, Gjermania ka numrin më të madh të popullsisë në Evropë dhe është e treta shtëpi për numrin e migrantëve ndërkombëtarë.
Një rajon i quajtur Germania, i banuar nga disa fise Gjermanike është njohur dhe dokumentuar para vitit 100 pas.e.s.. Prej shekullit X territoret Gjermane kanë formuar pjesën qendrore të Perandorisë së Shenjtë Romake që qëndroi deri më 1806. Gjatë shekullit XVI, Gjermania veriore u bë qendra e Reformave protestante.
Si një shtet-komb modern, vendi fillimisht u bashkua mes Luftës Franko-Prusiane më 1871. Pas Luftës së dytë Botërore, Gjermania u nda në dy shtete të veçanta përgjatë vijave të okupimit nga Aleatët më 1949.[2] Dy shtetet u ribashkuan më 1990. Gjermania Perëndimore ishte anëtare themeluese e Komunitetit Evropian më 1957, që më vonë u bë Bashkimi Evropian më 1993. Gjermania është pjesë e zonës Schengen, pa kufinj, dhe ka adoptuar valutën Evropiane, euron më 1999.
Gjermania është një Republikë parlamentare federative prej gjashtëmbëdhjetë shtetesh . Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Berlini. Gjermania është anëtare e Kombeve të Bashkuara, NATOs, G8-ës, dhe G4-ës, dhe ka nënshkruar Protokollin Kyoto.
Është ekonomia e tretë në botë për nga Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) dhe eksportuesi më i madh në botë i mallrave më 2007.
Në terme absolute, Gjermania ka buxhetin vjetor për ndihma zhvillimore të dytin në botë (pas SHBA-ve), Vendi ka ndërtuar një standard të lartë jetese dhe ka themeluar një sistem gjithëpërfshirës të sigurisë sociale. Ajo ka një pozicion kyç në afera Evropaine dhe mirëmban një partnership të ngushtë nivel ndërkombëtar. Gjermania njihet si lider shkencorë dhe teknologjik në disa fusha.
Gjermania dhe muzika
Krahas një ekonomie shumë të zhvilluar dhe stabël, Gjermania ka një zhvillim dhe traditë muzikore të madhe në shekuj.
Gjermania është tregu më i madh muzikor në Evropë dhe i treti më i madh në botë. Klasika gjermane është një nga më të interpretuarat në botë. Kompozitorët gjermanë përfshijnë disa nga më të realizuarit dhe më të njohurit në histori, mes tyre Johann Sebastian Bach, Georg Friedrich Händel, Ludëig van Beethoven, Felix Mendelssohn, Johannes Brahms, Robert Schumann dhe Richard Ëagner. Ëolfgang Amadeus Mozart (i njohur edhe si austriak) ishte ndër kompozitorët që krijuan në fushën e operës gjermane.
Muzika popullore gjermane e shekujve 20 dhe 21 përfshin lëvizjet e “Neue Deutsche Welle” (Nena, Hubert Kah, Alphaville), Disco (Boney M., Modern Talking, Dschinghis Khan, Milli Vanilli, Bad Boys Blue), Metal / Rock (Rammstein , Scorpions, Accept, Helloween), Punk (Die Ärzte, Böhse Onkelz, Nina Hagen, Die Toten Hosen), Pop rock (Sandra, Enigma, Michael Cretu, Herbert Grönemeyer) dhe Indie (Tocotronic). Këngëtaret e famshme femra ishin Marlene Dietrich dhe Hildegard Knef. Muzika Elektronike Gjermane ka fituar ndikimin global, me Kraftwerk dhe Tangerine Dream që janë grupet pioniere në këtë zhanër. Skena Elektronike dhe Techno duke qenë e njohur ndërkombëtarisht me Paul van Dyk dhe Scooter.

Facebook Comments