Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Fjala ishte e para, por Edi Rama kërkon nëpërmjet cenzurës autoritare të pengojë fjalën e lirë! Një i ri nga Mirdita i dënuar me vdekje për veprimtari kundër ish-komunizmit në vitet 1944-54, kur gjygjtari në bankën e të akuzuarve për falën e fundit ai u përgjigj duke i’u drejtuar nanës: “Ma mirë të m kishe këputur gjuhën”! “Por nuk jam penduar”!
Enver Hoxha dhe ish-diktatura luftuan me varje ose pushkatim fjalën e lirë, me anë të “vijës së kuqe”, “O me neve (Partinë Komuniste) o në litar, plumbin ballit”! Goditja e medias së lirë është “vijë e kuqe”, që Edi Rama kërkon të cenzurojë median e lirë, fjalën e lirë. Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme deri në Mars 2019, është një ligj i qeverisë autoritare, “vijë e kuqe” për të penguar opozitën dhe shqiptarët e pakënaqur për të protestuar kundër Rilindjes. Vijat e kuqe të Edi Ramës me fjalën dhe demokracinë janë fundi i Ramës. Gazetarët dhe opozitarët do të luftojnë deri në fund, për fjalën e lirë dhe rivendosjen e demokracisë!
Prandaj gazetarët do të protestojnë sot, para parlamentit kundër “Paketës anti-shpifje”, për të penguar me të gjitha forcat këtë atentat kundër lirisë së fjalës!

Në vitin 1943 “vijat e kuqe” të ish komunistëve u vendosën me “vrasjet mbas shpine të kundërsharëve politikë”.
Në 1944 vijat e kuqe të ish-qeverisë komuniste u vendosën me pushkë për ish pronarët, ish klerikët me burgje dhe vrasje, ish-intelektualët duke i burgosur dhe pushkatuar, duke filluar më vonë me të vetët, ish-komunistët, kundërshtarët e Enverit!
Në vitin 1990 përsëri paradigama e “vijës së kuqe”! “ O me ne, kundër demokratëve, ish-të persekutuarve dhe studentëve që këkonin lirinë dhe demokracinë!
Në vitin 1997 përsëri një “vijë e kuqe”, të majtët vijnë në pushtet me “grykën e pushkës”!
Në 2019 mbas një qeverisje autoritare 7 vjecare përsëri një “vijë e kuqe”!
Edi Rama kërkon të cenzurojë fjalën e lirë dhe të pengojë me ligje autoritare, antidemokratike, opozitën dhe P.D.-në!?
Kjo vijë e kuqe do të shënojë edhe fundin e Edi Ramës, Rilindjes, dhe shtetit autoritar!
Shqiptarët dhe demokratët kanë sakrifikuar shumë për lirë dhe demokracinë në shekuj dhe vite, për fjalën e lirë!

Facebook Comments