Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Rilindja dhe Edi Rama i “baltosën” të gjithë shqiptarët në këto 7 vite të qeverisjes!
Pretendimet e Edi Ramës , se opozita po baltos punën e qeverisë për indentifikimin e dëmeve të tërmetit dhe mbështetjen që Rilindja po i jep të dëmtuarve nga tërmeti, janë pa bazë dhe cirku i radhës së i kryeministrit!
Opozita dhe Zoti Basha në këto 16 ditë kanë propozuar zgjidhje konkrete për situatën e krijuar nga tërmeti i 16 Nëntorit, në mbështetje të qytetarëve!
Zoti Basha dhe opozita treguan para të gjithë të dëmtuarve dhe shqiptarëve, se janë të përgjegjshëm dhe kanë kërkuar largimin e Edi Ramës, mbasi është një kryeministër i papërgjegjshëm dhe i paaftë për të qeverisur dhe menaxhuar kriza si kjo e tërmetit.
Rilindja baltosi ekonominë shqiptare në këto 7 vite duke i varfëruar të gjithë në favor të oligarkëve.
Edi Rama baltosi Shqipërinë me drogë, duke e detyruar Europën të mos celi negociatat.
Rilindja baltosi drejtësinë, duke e kthyer në pushtet në shërbim të Edi Ramës dhe oligarkëve.
Edi Rama duhet të jetë i shqetësuar nga opozita, mbasi opozita dhe Zoti Basha mbajtën qëndrimin e duhur në ditët e tërmetit, kurse tashti janë në misionin e tyre në mbrojtje të gjithë qytetarëve.
Shqipëria nuk mund të drejtohet nga një qeveri që i ka baltosur të gjithë në këto 7 vite!
Dëmet e tërmetit nuk mund të rindërtohen nga një Rilindje që nuk lindi asgjë të mirë në këto 7 vite!
Vetëm një zgjidhje politike, do i shpëtojë të gjithë nga baltosja 7 vjecare e Rilindjes dhe të dëmtuarit nga tërmeti do të marrin atë që i’u takon nga një qeveri e përgjegjshme!

Facebook Comments