◾◾◾

Një lajm i trishtë në botën e drejtësisë shqiptare!

Ish- prokurori pranë gjykatës së shkallës së Parë në Tiranë Apostol Prifti është ndarë nga kjo jetë në moshën 66-vjeçare.
Lajmin e ka dhënë nipi i tij, Edmond Prifti teksa zbulon se shkak ka qenë një atak në zemër.

“E kishim lënë të takoheshim me të mrekullueshmin xhaxha këtë fundjavë, pas kohësh mes problemeve e punëve të mia në terren. “Eh mor nipce s’me gjen gjë mua. Jam kockë e fortë”, kur i thoja dobësohu pakëz z. Prokuror, se një goditje e ka dhënë zemra dikur, ndërsa shiheshim rastësisht, teksa ecte në piedonale me qenushin e shtëpisë. Ajo zemër ishte tejet e madhe. Jo veçse një xhaxha i mrekullueshëm, por një nga prokurorët më me zë të Shqipërisë…Sikur na mblodhi për herë të fundit gjithë fisin me rastin e daljes në pension, pak muaj më parë… Veçse 65 vjeç. Do më mungojë zëri i tij, gjithçka… Do na mungosh i dashur xhaxhai ynë, Apostol Prifti”, shkruan Edmond Prifti.

ShqipNews: Apostol Prifti apo ashtu siç njihej nga shokët Toli, ishte djali i Naumit dhe Dhorës, vëllai i vogël i Marjetës, Gaqos, Spiros, Pandit dhe Mitit. Në kujtesën e miqve dhe të afërmve ai do të ngelet gjithmonë i qeshur, sportisti, shoku, prokurori që iku kaq shpejt. Gjejmë rastin t’i shprehim familjes Prifti ngushëllimet tona më të sinqerta.

Facebook Comments