Nga Rob KORE

◾◾◾

Ne vitin 1865 Abraham Lincoln i dha fund skllaverise ne Amerike.
Kjo eshte e sanksionuar ne ate qe quhet amendamenti i 13 i kushtetutes Amerikane.
Çfare ndodhi mbasi u vendos qe te aprovohej perfundimisht ky ligj ne kongres?
Ne ate periudhe shumica e sklleverve nuk u larguan nga pronaret e tyre.
Aresyeja? Ata nuk dinin se ç’te benin me lirine.
Ata as nuk mund ta konceptonin dot veten larg nje pronari qe i mbante ne pune tere diten, ne darke ju jepnte nje tas me supe, si edhe nje cope dyshek ne geton ku flinin 100 skllever.
Pronari ishte Zoti i tyre, ata e adhuronin, i puthnin doren, ishin teresisht te varur prej tij.
E imagjinoj edhe ndonje skene te tille:
Pronari: Jeni te lire, pse nuk largoheni
Skllavi:Ne edhe supe me barishte hame dhe prej teje nuk largohemi.
Sot mbas 150 vjetesh nje perqindje e konsiderueshme e zezakeve ne Amerike akoma kane probleme me ate qe ne anglisht quhet “self esteem“ ose ne shqip vlersimi i vetvehtes apo besimi ne vetvehte.
Sot zezaket ne Amerike votojne rreth 80% e tyre per Demokratet.
Aresyeja? Sepse shtresat me te pasigurta dhe me te varfera nuk kane asnjehere ate “self esteem” qe te ben te pavarur, ne kushtet e sotme te pavarur nga qeveria.
Ata gjithmone pelqejne ca therrime qe ju jepen çdo janar, por qe e kane te sigurte qe do e marrin.
Keto therrime jane gjithmone ne shkembim te votes.
Mentaliteti i skllavit transmetohet ne breza dhe kerkon kohe dhe kushte te veçanta qe te çlirohesh prej tij.

Facebook Comments