Nga Indrit VOKSHI

◾◾◾

Partitë në Angli nisin herët, para 400 vitesh. Torët e Vigët, Presbiterianët e Indipendentët, pavarësisht çfarë ishin, ska shumë rëndësi ta shpjegojmë sot, ata arritën të kultivonin politikën dhe rivalitetin politik në jetën shoqërore të Anglisë e Britanisë.

Shqipëria ka pasur parti për kohë të shkurtër nga viti 1920 deri në vitin 1924, Partia Popullore e Partia Përparimtare. Ka pasur parti nga viti 1941 deri në 1944 në kushtet e luftës civile (Balli-Komunistër-Letgaliteti). Ka provuar dhe vuajtur totalitarizëm partiak nga viti 1944 në vitin 1990, pa konkurencë e pa oferta politike dhe, ka provuar dhe atagonizma e deri luftra civile nga 1990 deri më sot.

Anglezët, ndoshta, duke pasur histori të gjatë me partitë i kanë pjekur reflekset dhe janë më të qartë. Kanë kuptuar se partitë nuk janë konklava shenjterish dhe nuk mund ta ndërtosh kontratën me një parti vetëm mbi simpatitë, mllefet e frustrimet, pavarësisht se ka shumë të tillë kudo. E ndërtojnë kontratën mbi interesat ekonomike e mbi identitetet, pa dyshim. Por mbi interesin ekonomik kryesisht; çfarë politikash për ekonominë synon partia konkurente. Fitoi Johnson edhe pse ai tjetri premtonte shtetëzime e komunizëm.

Në Shqipëri sundon një parti e cila ka premtuar shëndëtësi falas dhe jep vetëm konçesione vjedhëse në shëndetësi; një parti e cila nuk ka premtuar konçesione por jep vetëm konçesione. Një parti e cila ka premtuar ulje taksash por ka rënduar shqiptarët me 2 miliard dollarë taksa shtesë. Çfarë bëjnë shqiptarët? A e duan? Jo? Pse nuk e rrëzojnë shpejt e shpejt?

Lenini në nëntor 1917 fitoi 175 vende në asamblenë me 707 vende. Ishte minorancë. Çfarë bëri? E shpërndau asamblenë me dhunë dhe instaloi një Pakicë Sunduese. Populli nuk i donte por kjo spati asnjë rëndësi. Mekanizmat e pushtetit u kapën nga Partia e Leninit dhe u mbajtën nga 1918 deri në 1990.

Edhe Rama në 2017, duke gjykuar se është pakicë dhe nuk merrte 71plus vetëm, organizoi kapjen e mekanizmave të shtetit nga Pakica Sunduese. Droga, grupet e drogës me makina me armë jashtë qendrave të votimit në shumë pjesë të Shqipërisë. Bombardimi me para, ku faktorëve, kryepleqve, ish-kryekomunarëve, u jepeshin nga 10,20,30,40 e më shumë mijë euro për të mbledhur vota për Pakicën Sunduese. Këto ishin para nga jashtë ekonomisë së ligjshme të cilat konkuronin në shpropocion në fushatë, siç armët e Leninit ishin mjete të jashtme për asamblenë. Pra njëlloj si Lenini i cili suprimoi asamblenë për të instaluar Pakicë Sunduese edhe ky me masterat e vet, suprimoi zgjedhjet për të instaluar Pakicën Sunduese.

Na flasim dhe komentojmë Anglinë, zgjedhjet atje, arsyet e rezultatit atje, ndërkohë në Shqipëri nuk kemi zgjedhje, nuk kemi konkurim, nuk kemi mundësi të komentojmë rezultate reale sepse sundohemi nga një Pakicë me metoda leniniste.

Pakica Sunduese ose rrëzohet me forcë ose rrëzohet me masivitet popullor. Unë besoj tek masiviteti popullor.

Facebook Comments