Nga Anthony PERDODA

◾◾◾

…Vite me radhe, pothuaj perdite jam takuar dhe pershendetur ne rrugen qe te dergonte ne qytet me Qeti karricierin, nje qytetar i urte prej Lezhe. Kjo ka filluar qysh heret kur une isha ne tetvjecare dhe gjimnaz e me vone edhe ne pune. Asokohe une ne fillim ecja ne kembe, ndersa me vone “sajova” nje biciklete, te cilen sa me shume rritesha aq me te bukur e modifikoja, sepse nje biciklete ne ate kohe ishte luks.
Ishim bere aq te njohur me Qetin(Shefqetin) sa instiktivisht e prisnim me nje fare kenaqesie ate moment kur shderroheshim me njeritjetrin. E keshtu vazhdonim perdite ai ne fshat tek stallat e derrave e une ne qytet, neper nje rruge me kalldrem tete km te gjate, te drejte plumb e cila kishte vetem nje kthese te lehte diku aty nga mesi. Respektoheshim ndoshta me teper nga qe ne heshtje ndjenim njefare keqardhje per njertjetrin mbasi te dy ishim qytetare te dores se dyte, ai kishte bere burg e une isha familje reaksionare. Kete titull perehere te pare ma kishte shqiptuar me plot gojen drejtori i gjimnazit M.V, nje njeri aq i zellshem ne kete drejtim edhe pse nuk ishte antar partie.
Po cfare transportonte Qeti me karrocen e tij?
Ate cfare ai transportonte perdite e dalloje lehte, gati njeqind metra larg sepse kuterbonte ere peshku. Kete ngarkese ai me merrte ne portin e Shengjinit, e qe per hire te se vertetes ishte peshk qe nuk kerkohej ne tregun vendas, dhe te vetmit qe e konsumonin ishin vetem peshkataret. Ndoshta as vete bllokmenet nuk e perdornin te gjithe, pasi edhe ata fshatare ishin. Ne kete ngarkese me sa mbaj mend rregullisht gjeje, kallamar, sepje, kacalec, barbun, merluc, breshka, lojbe, peshkaqen, rum, gaforre etj etj. Pra veç te tjerave aty gjeje edhe nga ato lloje qe sot njifen si “fruta deti” dhe qe zene vendin kryesor ne nje tavoline pasanikesh, mbasi te tjeret nuk e kane luksin me i ble. Por ajo qe me shtyu ta shkruaj kete minitregim eshte sepse nderkohe ne qytet ne dyqanin e vetem qe ishte njerzit qendronin ne radhe per ore te tera per te blere pak qefull, krap, sardele dhe rralle here levrek. Shpesh here ktheheshin duarbosh ne shtepi mbasi sasia nuk mjaftonte per te gjithe.
Me e forta fare eshte se me dy kile qefull mund te zgjidhje shume halle familjare prej administrates se kohes, jo vetem ne province, por edhe ne kryeqytet…

Anthony Perdoda

Facebook Comments