Nga K.Q.C

◾◾◾

Disa mund ta quajne “tabllo e ftohtë”, sa për të shkruar dicka.
Shume kane lexuan emrin tim, dhe e kane vene kryefjale te thatheshemeve te tyre, te tjere me kane falur nje bote me dashuri… Copeza jete te gjitha !

Dikur fëmijë me pelqente te vizatoja harta, te gjitha kontinentet qe nuk i njihja i beja bashke, detrat dhe oqeanet e thella i pasqyroja me te kaltren e bukur, te njejten gje po sjell sot ne mendjen time por me ndryshimin me te madh, duke derdhur ato, në gotën e çajit mbi tavolinë.

Mundohem ta bind veten se dita më e bukur e jetes time nuk ka ardhur ende.
Kam jetuar me këtë ndjenjë, muaj e vite të tëra.
Sa më shumë që kalon koha, aq më tepër e kuptoj se mbase ajo dite, as që do të vij më.
Heshturazi, diçka me shtyn të besoj se ajo tashmë kishte ardhur, por une nuk e kam vëne re.
Filloj të vras mendjen se cila mund te kete qene ajo dite ?

Kur i thashe “po” dashurise time te pare ?
– Jo ! Nje zhenjim i plote !
Kur diplomova ?
– Mbase, thjesht nje shkolle e mbaruar. Nje profesion i paushtruar.
Dasma ?
– Duhesha te isha e lumtur…, nderkohe qe cdo çdo detaj i dasmes u kthye ne nje stres pafund.
– Oligimet si bashkeshorte ?
Tani, duhej ndarë gjithcka përgjysme… Sa une, aq dhe ai… 50/% – / 50% ky “mes” i bukur ndoshta nuk eksiton, por jeta ka dhe sakrifica…kam menduar !!

Një mëngjes te zymte e kuptova se nuk do të bëhesha nene se shpejti, ndoshta kurre… Sapo mora këtë lajm fillova ti kthesha prapa skenave te jetes time, fillova te pyesja se ku gabova ? Dhe e gjeta !!
Fajin e kishte vera e kuqe, qe nuk e kisha pire kurre…
Gjunjët, syte, gjithmone me tradhetojne por asnjehere nuk jam rrëzuar.
Jam mbajtur mbas flokeve fatit i cilit me hidhte andej-ketej si nje pikalecke pa trup, ne nje continent ku fillimisht vetja me dukej si UFO… eksperience e madhe!

I madh e i vogël mund te çuditet nga kjo pamje tabllo e ftohtë, e fjaleve te mia… Ehhhh kjo eshte jeta !!
Ajo vazhdon, nuk te pyet per asgje!
Por as une nuk dua ti nenshtrohem melakonlise, boshllekut, zilise e thashethemeve !!
Dua te mbush ditet, oret
me dashuri, e jo me lot e pikellim…
Vertet lotet derdhen, por nuk i mbarohen ashtu dhe dashuria, nuk di qe te zbrazet kurre!

Jeta eshte mesim!!

Pas çdo ulje, ka ngritje dhe e anasjelltas. Ajo eshte sfide dhe nje shumellojshmeri perkufizimesh ne te cilat eshte e pamundur te vendoset gishti, vetem ne njeren prej tyre!
Jeta eshte udheheqesi yne dhe nuk ka rruge tjeter vetem se ta jetojme ate deri ne fund duke menduar se:

ÇDO DITE E JETES SIME ESHTE NJE “MASTERPIECE” KU AUTORI I SAJ JAM UNE DHE UNE KAM BERE ZGJIDHJET QE ME JANE TE MIRA PER MOMENTIN, DITEN DHE KOHEN KU JETOJ!

R.I.P

Dhjetor 2019

Facebook Comments