Rob KORE

◾◾◾

Shume u thanë per 8 Dhjetorin 1990 dhe 8 Dhjetorin 2019.
Duke pare këndveshtrimet e ndryshme te gjithë secilit,bie dakord ne përgjithesi.
Por nga ana tjeter,edhe sikur te jesh toleranti me i madh dhe te përpiqesh të kuptosh këndveshtrimin e gjithëkujt, prap personalisht disa lloj mendimesh ,do ti quaja te gabuara dhe te papranueshme:
-E para pati njerëz qe bënë pergjegjes studentet e Dhjetorit per gjendjen e sotme.
Nuk e di se si mund të bëhen përgjegjes studentet per ato që ndodhen 30 vjet mbrapa.
Unë mendoj se studentët e kryhen misionin e tyre, per te tjerat me mbrapa pergjegjësia është e gjithë te tjerëve, perveç studentëve te dhjetorit.
Shpesh herë fakti që ne shajme e bëjme fajtorë kush na del perpara, është nje ekskjuze, për të fshehur paaftesine tonë, për të hequr të keqen.
-E dyta, të gjithë enveristet, qofshin keta te hapur apo të kamufluar, apo edhe njerëz te pikëpamjeve te kunderta me regjimin e kaluar ,nga naiviteti, e paraqesin periudhen 30 vjeçare gati-gati si një e keqe shume më e madhe se para viteve 90.
Disa te porositur, disa me ndergjegje te plote dhe disa te tjerë nga naiviteti e paraqesin periudhen para 90 si një shtet funksional ne te gjitha drejtimet, por qe pati disa “gabime te vogla”.
Disa thone që ai sistem me perjashtim te nenit 55 ishte shumë i mire, disa të tjerë thonë që përveçse nuk lejonte emigracionin ,në drejtime te tjera ai sistem qe i mire etj etj.
Ata perpiqen te na thone se ne shume fusha si arsimi, shendetesia apo faktore te tjere si qetesia dhe siguria ishin perfekte.
Arrihet deri atje sa thone, po te ishte Enveri gjalle do ja u kishte prere kokat ketyre qelbesirave te sotem dhe do ti kishte bere te gjithe terbjet.
Pra me dy fjale: Dum baben
Ky nuk eshte gje tjeter veçse mentaliteti i skllavit i bashkuar me mentalitetin e te fortit .Keta njerez mendojne se vetem druri dhe kokeprerja i edukon njerezit.
Shume shkruajne se ai sistem pati shume perparime ne krahasim me vitin 44.
Ky lloj aresyetimi qarkullon vazhdimisht dhe per fat te keq perdoret edhe si argument por edhe si kunderargument duke na thene se sot eshte shkaterruar çdo gje.
Shume njerez e perserisin kete thenje pa e menduar gjate dhe e plotesojne duke na thene se atehere kishim arritje.
Natyrisht qe per 45 vjet do kishte perparime, por ndersa bota ecte me 1000km/ore ne ecnim me 20 km/ore dhe distanca midis perendimit dhe neve zmadhohej vazhdimisht.
Diktatoret kudo ne Europen e lindjes bene perparime, sepse diçka duhet bere per ta ruajtur pushtetin per nje kohe aq te gjate.
Perparimet ne disa fusha si arsimi, arti etj duheshin edhe per te mbajtur gjalle propaganden e sistemit.
Ndaj gjithe atyre qe me dashje apo pa dashje shkruajne te tilla postime apo komente, pergjigja eshte:
Sado keq te jemi sot, asnjehere krahasimet nuk mund te behen me nje diktature dhe biles diktaturen me te eger ne Europe.
Krahasimet e asaj kohe behen vetem me te ngjashmit e asaj kohe, pra me Rusine e Stalinit, apo me Rumanine e Causheskut.
Edhe sikur ato argumente qe japin disa per ate kohe te jene te verteta, nje sistem qe vret apo burgos me mijera njerez te pafajshem, rrezon automatikisht çdo gje tjeter.
Edhe diktatore si Hitleri bene shume perparime ne ekonomi, ndertim, transport, infrastrukture etj.
Por nuk mund ta futesh kurrsesi Hitlerin ne anen pozitive te historise.
Se sa mire ishte atehere, mjafton te permendesh disa fakte:
Po te ishte ajo kohe asnje nga ne nuk do ishte me celular ne dore duke komunikuar me dike ne fundin tjeter te botes,asnje nuk do ishte me Mercedes duke bredhur gjithe Europen, apo asnje nuk do kishte nga 2 shtepia, nje ne qytet e nje ne bregdet.
Shqiperia e sotme eshte si nata me diten me Shqiperine e viteve 90.
Natyrisht qe ka shume probleme.
Ne fakt ne po paguajme sot pikerisht pasojat e renda qe la ai sistem para 90.
Mbeturinat e atij sistemi na jane ngaterruar keq, kryesisht aty ku ndryshimi eshte shume i veshtire dhe qe eshte mentaliteti.
Shqiperia hyri ne vitin 1992 me ekonomi zero, me nje varferi ekstreme, pa asnje lloj institucioni ose me mire te themi me institucione te mbushura me njerezit e diktatures , pa rregulla dhe ligje, me pronen private te shkaterruar totalisht, pa asnje lloj infrastrukture.
Nje katrahure e vertete politike,ekonomike,institucionale.
Dhe me kryesorja ishte se Shqiperia hyri ne vitin 92 me mentalitetin komunist per te ndertuar sistemin kapitalist.
Natyrisht qe te gjitha keto do reflektoheshin ne keto 30 vjet.
Ne 8 dhjetorin e ketij viti u duk qarte qe ka shume zhgenjim. Dhe eshte e justifikueshme nje gje e tille sepse Shqiperia sot eshte ne nje pike kritike.
Ne keto 30 vjet jane bere shume gabime.
Por jo vetem, jane bere edhe faje edhe krime.
Kjo eshte e qarte per te gjithe.
Por sidoqofte, nqse do marrim historine e ketyre 30 vjeteve dhe do ta vendosim ne nje plan me te gjere kohor, shohim se historia e shume popujve ne zhvillim ka kaluar neper faza te tilla.
Jo vetem qe ka kaluar ne faza te tilla, por ka patur dhe periudha kthimesh mbrapa.
Shume njerez mendojne qe edhe Shqiperia sot ka kthim mbrapa.
Edhe une i perkas ketyre njerezve qe ne keto 6-7 vjet kemi kthim mbrapa ne te kater shtyllat kryesore qe mbajne nje demokraci ne kembe.
-Ekzekutivi eshte mbushur me ministra kukulla dhe kemi kryeministrin me te paafte ne keto 30 vjet per te drejtuar vendin.
-Legjislativi eshte nje fasade, pa opozite dhe si i tille eshte pa asnje funksion
-Drejtesia nga e keqe u be inekzistente
-Shtypi kaloi 80% ne krah te qeverise.U mbyllen media dhe u hoqen gazetare opozitare te qeverise.
Se fundmi u debua shkrimtari Agron Tufa, baba i 5 femijeve, duke i bere presion me jeten.
Sot Putinizmi nuk eshte me rrezik, Putinizmi eshte fakt.
Eshte e rendesishme qe aty ku ka problem,te mos krijohen tymnaja te panevojshme duke folur per pergjegjesi kolektive dhe shumevjeçare, por te percaktohet qarte problemi dhe pastaj te shikohen zgjidhjet.
Sot per sot problemi ne Shqiperi eshte Putinizmi.
Duhet te merremi me kete zgjidhje njehere dhe jo te perserisim propaganden qe dje ishim me mire se sot.
Problemet sot jane te shumta dhe njerezit duken pashprese.
Ne keto kushte njerezit nga deshperimi shpesh here shkruajne shprehje te tilla si:
Politika shqiptare ka nevoje per qilizem, te gjithe politikanet e ketyre 30 vjeteve duhet te largohen dhe te vine te rinj.
Natyrisht qe kjo shprehje eshte teorikisht e sakte, por eshte utopi ta mendosh se mund te ndodhi ne realitet.
Nuk di ndonje vend ne bote qe politikanet te jene larguar te gjithe menjehere dhe as ka per te ndodhur asnjehere as ne Shqiperi.
As nuk mund te ndodhi qe te largohen keta maskarenj dhe te zevendesohen me disa engjej.As ne enderrat me te bukura te races njerezore nuk ndodhin keto kapercime kaq utopike.
Ajo qe ndodh ne realitet eshte se nje numer fare i vogel i politikaneve zevendesohen me te rinj dhe ky proçes vazhdon pa fund nder vite dhe dekada te tera.
Vendi me demokracine me funksionale ne bote eshte Amerika, por asnje s’duhet te mendoje se demokracia amerikane eshte perfekte.
Ka plot te meta dhe atje.
Permiresimet vine gradualisht nepermjet betejash te vazhdueshme midis qytetareve dhe qeverive te tyre si dhe konkurences se partive.
Roma nuk u ndertua ne nje dite, eshte nje shprehje.
Edhe ne, nqse realizojme perparime te vogla dhe te vazhdueshme , atehere duhet ta konsiderojme sukses.
Duhet te jemi realiste ne pritshmerite tona, sepse perndryshe do jemi te pakenaqur te perjetshem.
Ne kete proçes te pafund , ajo qe eshte e rendesishme eshte pergjegjshmeria e votuesit. Vendet e zhvilluara kane votues qe kuptojne rendesine e votes se tyre.
Ndersa problemi jone eshte se ne nuk largojme qeverite e keqia.
Le te marrim si shembull çfare ndodhi ne zgjedhjet e fundit ne vitin 2017.
Eshte rast unikal ne bote qe Edi Rama ne vend qe te fliste per programin e qeverise per 4 vitet e ardhshme,tregonte barcaleta me breket e Shukriut ne fushate dhe ne fund ai fitoi zgjedhjet.
Kjo tregon per nje nivel shume te ulet te votuesit.
Neve duhet te jemi me kembe ne toke dhe te denojme keto lloj qeverish sa here behen zgjedhje.
Nqse bejme kete kemi bere gjene e duhur.
Keshtu ka perparuar e gjithe bota perendimore.
Demokracia nuk eshte nje akt i vetem, demokracia eshte nje proçes i gjate dhe i veshtire.

Facebook Comments