Nga A.R.DOSTI

◾◾◾

Dhjete dite sot qe nga renia e termetit vdekjeprures ne Shqiperi …dhjetera dalje te tij ne ekranet pa fund shqipfolese, qindra deklarata, komente, fjalime, batuta. perballje me qytetaret fatkeqe e dhjetera mbledhje , takime e konferenca me gjithkend …dhe ende asnje fjali e tille …Faleminderit Kosove e ju jemi mirenjohes per ndihmen juve motrave e vellezerve kosovare…nuk ka dale ende nga goja e Kryeministrit te Shqiperise Rama….

Nuk ka lene turk, grek e serb pa falenderuar [ dhe per ata qe vertet ndihmuan mire ka bere edhe pse une personalisht nuk e dua kurre ndihmen e serbit e te grekut ]…dhe ty te ”harroi” o Kosova ime fisnike…

Por ti erdhe …pikerisht atehere kur duhej te vije …ani pse Horri e horrat e tij te detyruan qe te pagoje per te hyre ne shtepine e Nenes tende Shqiperi …

Erdhe e na u gjinde por dhe more me vehte ne vatren tende te ngrohte te bujarise perpos njemije e nje halleve te tua edhe qindra e mijera vellezer e motra te gjakut tend…se halli ndahet vec keshtu sic themi ne shqiptaret …Buke e Krype e Zemren e Bardhe…

Ani Kosove…mos mu hidhno fort se ti e din qe ka kohe qe Rama jone kendej e Thaci juaj andej nuk perfaqesojne sot as Shqiperine e as Kosoven as shqiptaret e as kosovaret vecse jane mbetje fosile te ish Jugosllavise se djeshme te cilen se bashku me Vucicin po bejne cmos ta risjellin serisht ne jete…pas vdekjes 30 vjecare….

Ty moj Kosove lokja…nuk te tha kush te vije brenda nates per te shpetuar vellezerit e motrat e tua te te njejtit gjak nen rrenojat e frikshme te ketij termeti vrastar,,,,nuk te tha kush tu sillje ndihma ne veshje e ushqime …nuk te detyroi e as te nxiti kush ti reshtoje makinat karvan e djjemte e tu me te mire ti sillje brenda agut te pare te mengjesit te 27 nentorit ne token e Atdheut -meme ..se kishin nevoje me shume se kurre per ty e per gjithkend ..

Nuk te urdheruan ta beje kete gje as Thaci e Haradinaj por as edhe Albini e Vjosa joooo…ty te urdheroi e te komandoi zemra jote, shpirti yt fisnik…thirrja e gjakut te njejte ….dashuria per Kombin …solidariteti yt dinjitoz ..humanizmi i njohur shqiptar boterisht…e mbi te gjitha te thirri per te qene ne skene Gjaku i Nene Terezes…krenarise sone kombetare..

Ndaj shqiptaret e ketej kufirit…..te ndergjegjshem se sot nuk perfaqesohen as nga Rama kendej e as nga Thaci juaj andej..te jane mirenjohes sa me s’ka …dhe te garantojne qe kurre s’do ta harrojne kete qe ti bere per gjakun e njejte …ashtu sikurse dhe ti vete kurre nuk e harrove tragjedine tende te 20 e kusur viteve me pare teksa serisht gjaku i njejte e ndau se bashku…

Mos mu hidhno hic Kosove…mbaje ballin e koken lart.,..sepse ne shqiptaret jemi popull fisnik e mirenjohes sa me s’ka ani pse ata qe kemi patur e kemi ne krye prej kohesh jane bastarde, gjakprishur e mosmirenjohes…ndaj them se as na perfaqesojne ne si popull e as kane per te na perfaqesuar ne kurre si Komb…

Ti nuk je Baton Haxhiu o Kosova ime…por dije qe edhe Shqiperia nuk eshte Gramoz Ruci …ndaj perbuzi bytheshiturit e gjakprishurit e llojit bastard te rraces se tyre …

Te gjithe …madje e gjithe bota nuk la rast pa permendur vecmas ate c’ka ti Kosove bere me kete rast per motrat e vellezerit e tu kendej kufirit…vec Rama nuk denjoi te ta zinte emrin ne goje…ani…mos u ligshto hic se gjithcka ti e bere per Shqiperine e shqiptaret e jo per Ramen e qeverine e tij antishqiptare…ndaj Faleminderit ne emer te te gjithe shqiptarise Kosove…

Ne shqiptaret kemi nje fjale te te urte te bukur e te mencur me kete rast oj Kosove -lokja…e cila thote…Delen qe ndahet nga kopeja e ha Ujku…ndaj te siguroj se shpejt do degjosh edhe per Delen e Zeze te Tiranes …qe braktisi kopene, vathen e bariun e saj…dhe te garantoj se ujqerit nuk do ta hane por do ta shqyejne…

Ndaj harroje Ramen o Nan-loke Kosove …se jo gjithkush qe flet shqip eshte shqiptar….OK….

Facebook Comments