Nga Jonila GODOLE

◾◾◾

3 kancelare gjermane kane vizituar deri me sot Kampin vdekjeprures te Auschwitz-it ku u ekzekutuan 1,1 milion persona, kryesisht hebrenj:

Helmut Schmidt me 1977
Helmut Kohl me 1989 dhe 1995
Angela Merkel me 2019

Vizita te tilla jane simbolike, natyrisht, por te domosdoshme per te riforcuar mesazhin se perkujtimi dhe pergjegjesia per krimet e çdo sistemi totalitar jane themeli i nje shteti demokratik.
Ne kerkojme denimin e krimeve te komunizmit, por deri me sot ASNJE kryeminister shqiptar nuk ka vizituar per 30 vjet kampin famekeq te Spaçit apo kampe te tjera ku u mbyllen antikomunistet, personalitete te kultures dhe klerit shqiptar!!!
Mungesa e ketij gjesti, se paku simbolik, flet shume per qendrimin e politikes shqiptare kundrejt shtreses se perndjekur. Kancelarja Merkel gjate fjales se saj u shpreh se “pergjegjesia eshte pjese e identitetit tone kombetar”. Po pergjegjesia per krimet e diktatures sone pjese e kujt identiteti eshte? Pala qe doli fituese nga LANÇ dhe ithtaret e saj deri me sot, e refuzon me force kete pergjegjesi. Çlirimin nga okupatori i huaj e “festuan” me 45 vjet shtypje dhe terror ndaj kujtdo shqiptari qe nuk mbeshteti luften ose qe nuk mbeshteti “parajsen” komuniste pas lufte. Sa here hapet debat konstruktiv per temen, ai helmohet kasten nga zhurmues konfliktuale nga politika e deri te shoqata e veteraneve, dhe debati perfundon ne sharje personale dhe lufte biografish.
Dhe shoqeria shqiptare ben sehir, a thua se e shkuara u pre me thike ne 1990-en dhe e sotmja nuk paska lidhje me te.
Ne thelb, po nuk vendosem nje standard per gjykimin e krimeve te diktatures, po nuk morem pergjegjesi per padrejtesite e atij regjimi – padrejtesite do te vazhdojne siç kane vazhduar keto 30 vjet.

Facebook Comments