Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Tërmeti apokaliptik i datës 26 Nëntor ka vënë përballë opozitën me Rilindjen ose e shkruar qartë Rilindjen kundër të gjithëve, qytetarëve dhe opozitës!
Nga njëra anë opozita po kryen misionin e saj! Opozita po identifikon dëmet reale nga tërmeti, duke i mbrojtur interesat e qytetarëve nga qeveria e papërgjegjshme dhe “cakejtë e babëzitur” që kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë!
Nga ana tjetër Rilindja bën vetëm propagandë dhe përpiqet të mos japi të dhëna të sakta nga dëmet e tërmetit për të përfituar materialisht dhe për përfitime politike në të ardhmen!
Nga njëra anë zoti Basha deklaron se, nuk jemi në luftë politike, nga ana tjetër Edi Rama po bën “korrupsion politik” me fatkeqësinë e njerëzve!
Opozita është në misionin e saj për mbrojtjen e qytetarëve dhe propozon projekte konkrete për identifikimin e dëmeve të bëra që janë me miliona dollar!
Rilindja dhe Edi Rama po përpiqen t’ia mbyllin gojën opozitës, gjoja duke e ftuar publikisht për bashkëpunim dhe të cenzurojnë median e lirë, për të mos krijuar panik!?
Rilindja e krijon vetë panikun me paaftësinë e saj për të menaxhuar këtë situatë dramatike, kur nuk është në gjendje dhe nuk ka institucione të pregatitura të mbrojur qytetarët në këto situata!
Rilindja harxhon para me miliona për të rregulluar zyrat e saja, duke i bërë paratë “rrush e kumbulla”, dhe nuk është në gjendje të blejë dhe trajnojë “qenj” të specializuar për këto situata. “Sataku”, qeni nga Kosova që shpëtoi jetë njerëzish nga pasojat e tërmetit!
Edi Ramës i’a janë djegur kartat në këto 6 vite! Në Shqipëri tërmeti nxori në pah si në dritën e diellit, plagët e korrupsionit 6 vjecar të Rilindjes!
Nuk ka tërmet që e “shpëton” Edi Ramën, për t’i dhënë shanse për fitore elektorale në të ardhmen!
Rilindja duhet të gjindet afër qytetarëve dhe të bëjë mirë analizën e dëmeve të tërmetit, mbasi për këtë mision është votuar nga qytetarët të cilët janë sot në “qiell të hapur” dhe presin edhe ndihmën e opozitës shqiptare, e cila po e kryen më së mirë misionin e saj historik!

Facebook Comments