Nga Shpresa dhe Ymer BALA

◾◾◾

“I RIU ngutet prej HOVIT,zotni Hasan e PLAKU ngutet se fillon me iu sose DURIMI,apo e kam gabim? Na pleqt nuk kemi te ardhme,prandaj jetojme me kujtime…kurse keta…eh, keta..jane si MURLANI”

“Si e ka emnin ai AKTORI i shkurte me trup si puna e jeme qe lot ate pjesen e GJYSHIT te ai “Fisheku ne Paje”?”-me pyeti vite ma pare Baba im i shtrejte HASAN BALA,ndjese paste!
“NDREKE PRELA”-i thashe une,menjihere.
“Ah,cka ma kande njate zotni Ndreken…sa bukur i ban ato pjeset,perbukuri. Atij ia bafte Zoti hallalle.”-tha im at tue nenvizue cdo fjale.
“M’i ban shume SELAM a te FALA,a si te jete e nevojshme,prej mejet…a more vesht?”
“Po mor babe…qysh neser”-iu pergjigja une dhe zemra m’u drodh ne krahnuer!
“Edhe babes tim i pelqeka Ndreka!”
Aq deshta! I bana bashke nji dite te Kafja e Madhe. Ende sot,kur e kujtoj ate dite,me mbushen syte me lot.
Cfare respekti i ndersjellte prej dy burrave ZOTNI shkodrane te cilet me trup ishin te SHKURTE por zemren e kishin te GJANE.
Im at i drejtohej me “Zotni Ndreke” e Ndreka me “Zotni Hasan”!
“Une tashti kam DY djelm,zotni Hasan. Njenin e kam ne shtepi,KOLEN, e tjetrin,YMERIN,e kam ne Teater. Mos ki frike se prap djali i yt asht kur te vjen ne shtepi por ne Teater, asht i jemi.”
Babes tim iu drodh pak buza e une ula paksa KRYET,ngrita syzet me dy gishta e ferkova SYTE.
Ndreka e dalloi emocionin qe shkaktuen fjalet e tij dhe tentoi te bante pak humor!
“Zotni Hasan,a me jep leje me ia shkule VESHIN ne rast se…prite Zot…ban ndonji gabim?”
Im at e pa gjate Nderken nder sy e me buze ne gaz, i tha:
“Jo njenin vesh,zotni Nreke,por te dy,bile edhe ndonji FLAKARESH se i ban mire. Po ta la AMANET.Nuk asht djale i keq por ka i’here se ku me zhduket nder do RRUGICA…”- i tha baba tue me shikue me bisht te synit.
“I RIU ngutet prej HOVIT,zotni Hasan e PLAKU ngutet se fillon me iu sose DURIMI,apo e kam gabim? Na pleqt nuk kemi te ardhme,prandaj jetojme me kujtime…kurse keta…eh, keta..jane si MURLANI”-qeshi Ndreka e mbas tij edhe une e im at’.
… Prindt tone te shtrejte edhe pse nuk kishin arsim te nalte,dijten me na edukue! Ata na mesuen me dashte njeni tjetrin,te afermit e kojshite.
Na mesuen me respektue mesuesit,me qene mikprites,me e ba punen pa hile e, mbi te gjitha,me qene TOLERANT me njerezit e cfardo BESIMI,RACE e KRAHINE.
Baba Ndreke,bash si nji prind i kujdesshem,me pat keshillue e inkurajue qysh se hyna ne Teater.Ndonji here,ne te rralle,edhe me ka “ZDRUKTHUE”!
Une NDREKE PRELEN,ndjese paste,edhe e kam DASHTE edhe e kam “DRASHTE”!
Nuk po flas per TALENTIN e tij…asht fole e shkrue shume per KARAKTERET qe ai i realizonte me perpikmeni.
Kam deshire te flas per KULTUREN e tij.
“Aktori pa kulture,nuk duhet te lejohet qe te hype ne skene”-thoshte Ndreka i cili pervecse e zotnonte me rranje GJUHEN SHQIPE…fjalorin,gramatiken e sintaksen e saj,ai i fliste dhe i shkruente mrekullisht SPANJISHTEN e ITALISHTEN.
Ai nuk i ndante LIBRAT nga dora.
Ai na “infektoi”me zellin per me lexue.
Ai,pothuejse cdo dite,na tregonte sentenca filozofike,fjale te urta e barcoleta.
“E’matto di natura chi non sa leggere la sua scrittura”,qe une po e perkthej ADLITERAM(fjale per fjale):
“Asht i marre nga natyra ai qe nuk di me lexue shkrimin e vet.”
Ndreka,me kulturen e tij te gjane,e perkthente keshtu:
“Asht i manget ne TRU’ai qe shkrimin e vet s’din me e lexue.”
Ai na e futi “mikrobin”me mesue gjuhe te hueja.
Ndreka gjithashtu e luente shume mire lojen e SHAHUT!
Pothuejse cdo dite,ne pushimet gjate provave,ne te rijte mblidheshim ne kabinen e tij e luejshim shah.
Sa me merr malli per ato kohna…sa humori,shpesh edhe paksa banal,u bante te ajo kabine…e sa zhurma!
Gjinia FEMNORE nuk lejojej te hynte ne ate kabine.
“Shko more plak “Matuf”,cka don ti me rinine?! Leni mor Ndreke ne qejf te vet”-e gergau nji dite nji koleg.
Ndreka qeshi e i tha:
“Rri me ta sepse ia HJEKU vedit do vjet.Ma mire me ndeje me RINI se sa me PLEQ si ti.”
Kolegu i yne ishte “bajagi”ma i ri ne moshe se Ndreka!
Edhe pse kishte nji diference te madhe moshe me ne,kishte qejf me luejt shah me te gjithe vecse “KUJIN” e kishte me mue sepse une e ngacmojshe gjate lojes. Edhe ai nuk me linte gja mangut. Qit e prit.
Une fishkulloja ose kendoja nen za ndonji kange gjate lojes. Atij nuk i pelqente. Nji dite me tha:
“A e din ti BYMER ALA(pothuejse te gjithve na i kishte “perzie” emnat e mbiemnat) se ne TRE vende nuk bahet zhurme?- dhe nisi te “recitonte”:
“Ne teater,nji…ne spital,dy…dhe aty ku luhet shah,tre!”
Nji dite po luejshim shah bashke. Nuk ishte ne humor! Sa filluem lojen,une ia “hangra”nji kale e mbas pak edhe nji oficer.
Ndreka u ba nervoz…ia futi vetes nji shpute ballit e filloi te deklamonte nji “monolog”!
“Uh,ty ta hangert dreqi shpirtin mor…budalle. Uh,ty te rafte PIKA,te rafte, mor i ngrate…po ku i ke syte? A i ke lane ne shtepi, a ?”
Mue me erdhi per te qeshe,bile me te madhe por nuk guxoja prej respektit qe kisha per baba Ndreken. Me “edukate”,i thashe:
“Mos u merzit mor Ndreke…mos e NAM vedin…gjana qe ndodhin…!
A ke qejf me t’i kthye prap ata dy figura qe t’i hangra?”
“Si the?Ma thuej edhe nji here se nuk e ndigjova mire? Ndigjo ketu:
Une nuk jam ba per lemoshe…nuk jam ba me iu dhimbte kujt,a more vesht? E tashti…luej aty e mos na e xeje fort tepelekun e krese,a e more vesht? U ba “shpina” e jote me me mshirue mue!”
A kishte burre nane mos me qeshe mbas atyne fjaleve?!
Ai m’i kishte ngule syte,tue me pa prej siper syzeve qe i kishin ra te maja e hundes. Une nuk munda ta ndaloja te qeshunen…derisa edhe ai shperthei ne gaz. Ai edhe me qeshe,qeshte bukur.
Kur e qeshuna filloi te fashitej,Ndreka i shtyu me dore figurat e shahut e tha:
“ Hajt, Bymer,fillojme prej fillimit se kete here due me te ba LLOM.”
…Ishte kenaqesi per te gjithe ne me ndeje me zotni Ndreken.
Nji dite,mbas viteve 97-te,na tha:
“Eh, more djelm…a e shifni se ka ardhe koha e HARBUTLLEKUT?!
Neqoftese doni me u duke te MARRE,tregohuni te SJELLSHEM!”
Mue me porosiste:
“Mos u merr me POLITIKE sepse neqoftese i ke DY PARE mend,POLITIKA edhe ata t’i merr.”
Kishte te drejte…atij,vec talentit e miresise, Zoti i kishte dhane edhe ZGJUARSI.
Ndreka ishte teper MIKPRITES. Eh, sa rakija asht pi ne ate oborrin e bukur te shtepise se tij e sa humori asht ba ne ate shtepi kur shkonim per vizite!
Atij i ngelej HATRI po mos t’i shkoje per nji kohe te gjate e shpesh nuk na fliste me dite te tana!
“Cka keni?A ju jane mbyte BARKAT ne dete,a? Cka ju ka gjete?! Pse nuk vini?! Une ende nuk kam deke!”
Traditen e mikpritjes se familjes PRELA e vazhdon trashigimtari i asaj shtepie,KOLE NDREKE PRELA,”vellaj”im i dyte.
Nuk kane thane kot te urtit e asaj Shqipnie,se”Dardha nen dardhe bie”.
… Kur u largova nga Shkodra ne Amerike,CDO MUEJ,e perseris,cdo muej me vinte nji leter prej Ndrekes. Jo letra por “hartime” e jo dy-tri flete por nji FLETORE!
Edhe kur une ia vonoja pergjigjet per dy-tre muej,ai vazhdonte te shkruente nji leter cdo muej,per disa vite me radhe,derisa dora filloi t’i dridhej prej moshes.
Ne letren e FUNDIT, me shkruente:
“Po ta shkruej kete leter si me ta pas shkrue nji PULE me kam’t e veta.”
Ne, atij shkrimi i kemi thane SHKRIM PULASH por une,edhe pse aty-ketu germat me ngjasonin me HIEROGLIFE,une prap,lehtesisht i deshifroja sepse i lexoja me mall e respekt te vecante ato letra qe i kam ruejt ne nji KUTI(peshtah)kadifeje te cilat i shfletoj shpesh.
Po, BABA NDREKE ashtu mbeti te tane jeten e vet,derisa i kaloi 90-te vjet e u nda FIZIKISHT prej familjes,te afermve,miqve,kolegve e spektatorit te mrekullueshem shkodran i cili e DESHTI dhe e DUARTROKITI me adhurim.
AI mbeti ne kujtesen tone: I SJELLSHEM (GENTILUOMO),i NDERSHEM,ZEMERBARDHE e TOLERANT.
Jo vetem per MUE,qe e pata bash si BABA HASANIN,por per te gjithe ne AI KURR s’ka me u harrue!
PARAJSA e NDRICOFTE me DRITEN e saj SHPIRTIN e tij FISNIK.

▪️SAINT LOUIS,DHETOR,2019.

Facebook Comments