Nga Shpresa Ymer BALA

◾◾◾

Kisha pak dite qe isha emnue aktor ne Teatrin”Migjeni”,ne vitin 1968-te.
Nuk isha i angazhuem ende ne ndonji drame.
Nje dite me thirri ne zyre drejtori i teatrit, Jovan Vujoshi,i cili me dha dy flete format te shkrueme me dore e me tha:
“Te lutem shko te kabina e aktorit Paulin Lacaj i cili kujdeset edhe per ARKIVIN e teatrit dhe diktoja kete material sepse duhet te shtypet ne makinen e shkrimit. Diktoja avash-avash,me diksion te paster sepse Paulini asht shume i rregullt dhe i kujdesshem. Mire?”
“Ne rregull shoku drejtor…me kete rast po mesoj me shtype ne makine te shkrimit.”- fola une duke vue buzen ne gaz.
“Nuk do te ishte keq.”-m’u pergjegj drejtori.” Asht nji zanate i mire te dijsh me shtype ne makine.”
Keshille e urte.
Ku ta dija une atehere se do te vinte koha e Facebook-ut kur te gjithe do ta mesonim ate “zanate”,duke shtype komentet,poezite e shkrimet tona, dite e nate!
…. Trokita ne deren e kabines ku mbahej ARKIVI.
“Urdhnoni”- ndigjova zanin melodioz te aktorit brilant te teatrit dhe arkivistit te famshem,zotni PAULIN LACAJ.
E shtyva deren me kujdes dhe hyna ne ate kabine te VOGEL e njikohesisht te MADHE!
“Nadja e mire zotni Paulin”,e pershendeta une me respekt e me buze ne gaz. E pershendeta me fjalen e bukur ZOTNI sepse sjellja e pamja e tij ta impononin nji respekt te tille.
“Mire se te bjen nadja mor djale”,m’u pergjigj z. Paulini dhe u cue ne kambe!
Une isha me moshe sa femijet e tij e ai u cue ne kambe per mue!
Nuk e di se si i thone keti veprimi ne kohen e sotshme me INTERNET por ne, ne kohen tone, i kemi pas thane NJERZILLEK.
“Zotni Paulin,me coi drejtori me ju a diktue kete material”- dhe ia zgjata ato dy fletet.
Ai,mbasi nderroi syzet,i mori ne dore ato dy flete,u hodhi nji shikim,e tha:
“Oh,sa mire…me name…sepse ka disa dite qe kjo DOSJA me ka mbete e hapun.”
Mbasi me afroi nji karrige, tha:
“Vecse…te lutem me ma lexue avash-avash. Ju te rijte e sodit nuk po keni fort durim por keta materiale kane randesi per historine e ketij teatri.”
“Jam ne dispozicionin tuej zotni Paulin,tane diten,mos kini marak.”
…. Zotni Paulini pershkoi nji flete te bardhe format ne cilindrin e makines se shkrimit “Olivetti”, e rrotulloi paksa e m’u drejtue:
“Une jam gati.”
Fillova diktimin me kujdes e vemendje,biles edhe paksa i emocionuem.
Ai shtypte shpejt ne makine por e gjente kohen edhe te thithte cigaren qe e kishte me duhan te dredhun,prandaj majet e gishtave i kishte te verdhe prej nikotines.
….Arritem keshtu tek fraza e fundit e materialit.
Papritmas,letra levizi pak ne cilindrin e makines dhe rreshti i fundit doli paksa i shtrembet!
Zotni Paulini peshperiti dicka neper dhambe sikur po “shante” ndokend,e rrotulloi cilindrin duke e nxjerre me inate fleten e shtypun te cilen e bani ZHUBEL dhe e hodhi ne kosh!
“Po pse mor zotni Paulin…po pse e hoqet letren? Ajo paksa shkoi shtrembet.”- fola une disi i “revoltuem”. Une kujtova se ai diktim mbaroi; kisha fillue me e humbe durimin. Isha i ri,pernjimend,e nuk me zinte kollaj ai “vendi”, vend!
Nuk isha mesue une me keso punesh!
Zotni Paulini hoqi syzet,i perplasi ato mbi tavoline duke hedhe ne dysheme edhe taketuken e duhanit,e m’u drejtue me keto fjale te cilat edhe pse kane kalue 50-te e sa vjet,ende i kam te “regjistrueme” ne kujtesen time!
“ Si the mor djale? Si the?! Po cka kujton ti more ZOTNI…a kujton ti se kjo asht nji flete BAKALLI,a?
A e din ti se kur une edhe ti te mos jemi ma ne kete bote,kjo flete ka me mbete ne arkiv perjetesisht?
Si mund t’ia lejoj vedit une me e fute ne dosje kete dokument me nji rresht te shtremte? Jo,mor djale,jo. Kjo pune don durim e kujdes te madh,ndryshe…”
“Me falni zotni Paulin po une nuk i di mire keto pune. Me falni qe ju shqetesova.”
Ai m’i nguli ata syt’e tij te kthjellte e te thelle,me ato vetullat e trasha si kunore. Kishte miresi ne ate shikim e jo inate.
Sy qe dinin te falnin,te falenderonin. Sy qe te impononin respekt.
“Me fal mor djale se ndoshta te fola pak ashper por…a e di cka?
Neqoftese je lodhe,del e ban pak pushim e mandej hajde prap. Mue ketu me ke. Si thue?”
….Une jo vetem qe nuk dola jashte por fillova ta diktoj me vemendje te perqendrueme ne maksimum,prej fillimit,ate fleten e dyte te atij shkrimit.
Syte e mi u ngulen tek rreshti i fundit i cili kesaj here doli i drejte ashtu sic deshironte arkivisti Lacaj.
Mue me kishin mbulue djerset.
“Me ndihmove shume more djale sepse e kam te zorshme edhe me e lexue edhe me e shtype materialin. Mosha ban te veten,apo jo?
Te falemnderes e te uroj pune te mbare ne teater. Kam ndie fjale te mira per ty. T’u prifte mbare e suksese.”
Hajde e mos e quej zotni ate ZOTNI BURRE.
“UNE ju falemnderit zotni Paulin.Sa here qe te keni nevoje,me thoni se do te vi pa pritese. Ju lutem.”
….Keshtu u ndava ate dite me ate zotni shkodran i cili me dha nji mesim te vyer e te rande.
Nuk pata ma rastin te hyja ne ate kabine te vogel ku mbahej Arkivi i Teatrit.
Pas 30-te vitesh pune me ate trupe te pashoqe,u largova me nji PENG te rande ne zemer nga ajo skene,nga Shkodra e Shqipnia!
Po bahet gati nji cerek shekulli qe ai peng e ai mall nuk me largohennga mendja e nga zemra por…ashtu e solli fati!
Sivjet, ne Nandor,shkova ne Shkoder per te festue 70-te vjetorin e Teatrit ma te mire ne bote,sic asht per mue Teatri i qytetit tim,Shkoderloces,NDERI i KOMBIT,i cili mban emnin e Migjenit te Madh.
Me ra rasti te hyja edhe ne kabinen e arkivit per te cilen tashti kujdesej nji MIKU im i “lashte”,i dashtuni,i miri e simpatiku ASTRIT FANI,i cili me ftoi ne zyren e tij.
Astriti nuk e dinte “historine”time me zotni Paulinin.
Hodha syte e mi te perlotun tek RAFTET ku “pushojshin”Dosjet e Arkivit te cilat mbanin emnat e ndritun te aktorve,regjisorve,dramaturgve,skenografve e teknikve te skenes.
Me kaluen para syve,si ne anderr,fytyrat e tyne te ndritshme,zanet e buzeqeshjet e tyne.
Astriti me hodhi mbi tavoline nji “MAL” me doreshkrime te cilat i kishte qendise me doren e tij.
Ai me foli me pasion te madh per ate pune te lodheshme e fisnike qe e kishte marre persiper. E urova me gjithe zemer.
Ia tregova “historine” time. U permallue e me tha:
“Zotni Paulin Lacaj, ndjese paste,asht IDHULLI im. Sado qe te perpiqem e te kujdesem per kete ARKIV te SHEJTE,per kete THESAR e TRASHIGIM te vyer,une prap kam frike se nuk do te arrij ne nivelin e saktesine e arkivistit MODEL qe ka pase jo vetem Teatri “Migjeni”por e gjithe Shqiperia. Ma beso, miku im,se une , pothuejse cdo dite,i drejtoj syte tek portreti i tij i cili me frymezon e ma lehteson punen time.
Zotni Paulinit i kam ba nji PREMTIM:
“Do ta ruej me fanatizem THESARIN qe e trashiguem prej duerve tueja,i nderuemi zotni Lacaj e do te perpiqem me gjithe shpirt qe kjo MREKULLI,kjo veper e qendisun me dashtuni e me durim prej duerve tueja, KURR te mos NDRYSHKET.”

Sa e bukur e sa emocionale per mue qe kthehem tek ajo kabine mbas 50-te e sa vitesh dhe shof qe tashti asht miku im i dashtun, Astrit Fani,TRASHIGIMTAR i ARKIVISTIT me fame,te ndertit zotni PAULIN LACAJ.
Y m e r B a l a

Facebook Comments