Nga Indrit VOKSHI

◾◾◾

Këto ditë nuk kam shkruar asnjë rresht kundër qeverisë. Më vjen shumë turp ta përdor ketë situatë për luftë ndërpartiake. Kemi takuar dhjetra e qindra njerëz, pa kamera, kemi dëgjuar mbi gjendjen e tyre e nuk u kemi shqiptuar asnjë akuzë kundër partisë qeveritare. Sepse është turp, kështu e gjykoj. Nuk është momenti. Smundemi të shkojmë tek njerëzit dhe hallin e madh që kanë ata, ta shfrytëzojmë për hallin e vogël që kemi ne; pushtetin. Të bëhemi si disa në 1997 që u kur vriteshin djemt disave, shkonin në vaki e thonin se njeriun e tyre e vrau Sali Berisha. Familjet duke e ditur kush e për çfarë ishte vrarë njeriu i tyre, i nxirrnin jashtë, i dëbonin. Duhet me qenë pra njeri, jo robot politik i cili nuk arrin të gjykojë situatën ku ndodhet por, intercepton e përpunon gjithçka për ta përdorur politikisht kundër rivalëve. Mirëpo është, gjithashtu, shumë e turpshme ta përdorësh ketë situatë e tragjedi, për show e për propagandë, për interes pushteti apo edhe për censurë. Kur kam parë Edi Ramën duke e përdorur edhe tragjedinë e tërmetit për show, me lot të stisur, me histori të fallsifikuara fejesash të prera në mes, me shoqërim ambulancash, me përqafime të pikëlluara të fotografuara mirë, jam neveritur por nuk jam shprehur. E kam përmbajtur. Njerëzit nuk kanë nevojë për fallsitet, as për tu përdorur, kanë nevojë për zemër e për përgjegjshmëri, për ndihmë dhe përkrahje. Kanë nevojë për zot shpie me të cilin përballojnë situata të rënda, tërmete e luftra. Sot kryeministri ka tentuar ta ngrejë shown në nivel tjetër. Ka kërkuar tryezë me Opozitën. Unë nuk e kuptoj se pse? Strukturat shtetnore paguhen për ketë punë. Paguhen inspektorë, bashki e këshilla bashkiakë, ministri, prefektura e struktura emergjence. Opozita nuk ka asnjë strukturë të posaçme të cilën po nuk e uli në tryezë me qeverinë, pengon menaxhimin e situatës. Mospjesmarrja jonë në tryezë, nuk pengon. Rama kërkon show politik, por show sot është turp. Për më tepër, krejt krenar ka deklaruar se mundet t’i menaxhojë i vetëm edhe 61 bashki përveç qeverisë, pa pasur nevojë për Opozitë. Megjithatë, Opozita ka përgjegjësinë e saj para shqiptarëve, smund të mos jetë e angazhuar, ndaj edhe i ka marrë përgjegjësitë saj. Kemi folur me njerëz. I kemi thënë shtetit se këto janë problemet, shih edhe këtu, edhe këtu, si në rastin e Kurbinit. Sot psh na thanë se ka kaos e çorganizim. Dikush tha se inspektorët e shtetit kanë shkuar e kanë deklaruar se ndërtesa është 90% e pabanueshme dhe 10% e banueshme dhe – tha – nuk di se si mund të jetë kështu, cila pjesë është 10-a e cila 90-a! Para një ore dikush më tha se kanë ardhur inspektorët në apartament, kanë parë çarjet dhe më kanë thënë rregulloji vetë, mos prit prej nesh. Dikush tjetër tha se na sjellin inspektorë djem të rinj të cilët na thonë “sdi çfarë të them, në daç futu në shpi në daç mos u fut”. Ka paaftësi të frikshme në administratë, fatkeqësia e nxorri në pah e propaganda nuk mundet ta mbulojë përsëri ketë paaftësi. Pasqyrimi real është ndihmë për ketë situatë. Kontrolli mbi si po kryhet puna në menaxhimin e tragjedisë është kontribut, sepse një inspektor i paaftë, torturon dhjetra familje. Ndihmë për imazhin personal të kryeministrit, Opozita ska pse jep, përderisa as po tenton ta përdorë tërmetin për tia prishur kryeministrit imazhin. Kryeministri dëshmon se është i zi sterr, kur edhe në ketë situatë, tenton të përfitojë. Opozita ka dëshmuar sjellje dinjotoze. Edhe sot do kishte qenë mirë të mos konsumonim luftë partiake. Por ky nuk të lejon. Po abuzon aq shumë e po e përdor aq shumë tragjedinë për interes personal, sa nuk mund të mos shprehesha. Le të kalojë kjo, na ndaftë Zoti me t’mirë, se pastaj do të na duhet të flasim për përgjegjësitë sot e 30 vjet, për burgun e për gjithçka.

Facebook Comments