Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Nuk dua të abuzoj dhe manipuloj me tërmetin që ra sot në mëngjez në Shqipëri por shpreh ngushëllimet e mia për viktimat e tërmetit dhe dëmet materiale dhe njerëzore!
Tërmetet janë fenomene natyrore ose e shkruar qartë punët e Zotit, por më pas rrënojat, dëmet dhe humbjet njerëzore që shkaktojnë tërmetet janë përgjegjesi e qeverive për t’i dëmshpërblyer dhe për t’i mbështetur!
Qeveria e papërgjegjshme e Edi Ramës, akoma nuk ka dëmshpërblyer familjet të prekura nga tërmeti i rënë para një muaji, por bën vetëm propagandë dhe është e interesuar për oligarkët dhe oborrin e Edi Ramës dhe rrethit të tij!
Qeveria e Edi Ramës me “Zullumet” e saja, po krijon një gjendje shoku për të gjithë duke ja kaluar edhe fenomeneve natyrore!
Zullumet ose tërmetet e Rilindjes me politikat e mbrapshta po zbrazin Shqipërinë nga cepi më cep, nga Jugu në Veri.
Po shikoja sot në TV, pamje se si po shkretohet Shqipëria nga veri-perëndimi i vendit tek Leskoviku!
Të vjen keq që nga kjo qytezë janë larguar pothuajse të gjithë dhe kanë mbetur vetëm të moshuar nga tërmeti 6 vjecar Rilindas! Zullumet ekonomike dhe tërmetet ekonomike kanë qenë të pafund, ku ekonomia tek neve është në rënie të vazhdueshme dhe gjatë këtyre 6 viteve ka shumë pak investime dhe qeveria nuk ka para për të paguar pensionistët në fund të vitit 2019!
Zullumet dhe tërmetet e drogës, që ka mbuluar Shqipërinë janë më të rrezikshëm se tërmeti i rënë para një muaji dhe sot! Zullumet dhe tërmetet në shëndetësinë shqiptare janë të pafundme, ku njerëzit blejnë ilaçet dhe nuk ka serume në reanimacione!
Zullumet dhe tërmetet e krimit të organizuar, që bashkëpunon me qeverinë dëgjohen dhe shikohen çdo ditë në TV dhe rrugë!
Zullumet dhe tërmetet në drejtësinë e Rilindjes janë të pafund, duke shkaktuar një tërmet të pafund në drejtësinë shqiptare, që kërkon reforma të thella.

Facebook Comments