Nga Norbert LAMMERT

◾◾◾

Jonila GODOLE:Nder fjalimet me frymezuese te ketij viti do mbetet diskutimi i ish-kryetarit legjendar te Bundestagut gjerman dhe presidentit aktual te Fondacionit Konrad Adenauer, prof. Norbert Lammert gjate vizites se tij ne Shqiperi me rastin e 10-vjetorit te @KAS-Tirana.
Pata fatin te moderoja biseden e tij me studentet e shkencave politike, ku do veçoja disa momente kyçe nga fjala e tij qe mund te cilesohet pa frike si nje leksion mbi demokracine dhe sfidat e saj.

1▪️Demokracite jane te vdekshme; njesoj sikurse sistemet politike nuk mbrohen me ligj te trashegimise kulturore. Prandaj detyra jone eshte si ta sigurojme dhe forcojme demokracine.
2▪️Demokracite jane ne minorance ne rrafsh global: vetem 20 shtete plotesojne kriteret sot per t’u quajtur realisht vende demokratike dhe ku jetojne vetem 5% e popullsise se botes.
3▪️Kur flasim per demokraci, nuk flasim per nje gjendje normale te shoqerise, por per nje gjendje anormale te saj; nje rend te cilin se bashku duam ta arrijme.
4▪️Demokracia e qendrueshme ne Gjermani u arrit vetem pas gatishmerise per t’u perballur ne menyre te pameshirshme me te shkuaren historike!
5▪️Nje vend qe nuk e di, nga ka ardhur, nuk mund ta dije, se ku don te shkoje! Dhe ku duket kjo? Te menyra se si i trajtojme viktimat e nje regjimi, biografite e tyre, çfare mesojme prej historise etj.
6▪️Demokraci do te thote te mendosh ne menyre alternative; t’i rezistosh impulsit qe veç mendimi yt vlen. Thelbi i demokracise: Askush nuk eshte ne gjendje te ofroje nje here e pergjithmone informacione te sakta dhe te formuloje synime korrekte te padiskutueshme.
7▪️Politika nuk ka lidhje me pretendimet e verteta, por me INTERESA. Prandaj na nevojitet nje procedure qe te mund te marrim vendime, vendime qe prekin interesat e shumices (Mehrheitsentscheidung).
8▪️Rivaliteti mes politikaneve (partive politike) nuk mund te jete me i rendesishem se pergjegjesia e perbashket per shtetin demokratik!
9▪️Perfshirja aktive e te rinjve ne politike eshte jetike per partite politike; per reformimin dhe demokracine e brendshme te tyre.
10▪️Ne duam t’ia hapim Shqiperise rrugen drejt EU. Por, shqiptaret duhet ta dine, se rrugen kane per ta bere vete!

Facebook Comments