Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

P.D. dhe Zoti Lulzim Basha janë shumë të intersuar për marëdhënie shumë të mira me ndërkombëtarët, biles me një “kapitull të ri” me mbështetësit tanë në B.E. Gjermaninë dhe SH.B.A.
Statusi e Zotit Basha dje nga Laipzigu ishte shumë optimist dhe real: “Jam shumë optimist nga kontaktet këtu në Laipcig nga takimet edhe me përfaqësues të sektorit të teknologjisë dhe industrisë gjermane”!
Krahas mbështetjes për reformat e rëndësishme dhe 9 pikat e Bundestagut, Deutschland, ose sic quhet ndryshe vendi i gjermanëve, ofroi mbështejen për nxjerrjen nga kriza ekonomike të Shqipërisë me investime konkrete në fushën e teknologjisë. Shqipëria do të përfitojë me dhjetra mijëra vende pune në sektorin e teknologjisë dhe informacionit kryesisht për të rinjtë.
Mbështetja gjermane për reformat e mëdha është shumë e rëndësishme por i takon së ardhmes dhe klasës politike të përgjegjshme!
Nxjerrja e Shqipërisë nga kriza e thellë ekonomike ku e coi Rilindja dhe Edi Rama me drogë dhe trafiqe, është thelbësore për stabilitetin politik dhe zhvillimet demokratike.
Mbështetja që i dhanë P.D.-së në Zagreb Partitë Popullore Europiane për celjen e negociatave, tregon besimin që kanë tek P.D. dhe Zoti Basha!
Gjermania demokratike në 1946, sapo kishte dalë nga lufta e dytë botërore dhe nuk kishte fuqi diplomatike dhe politike në politikën botërore, kur Shqipëria ra “nën thundrën” ruse dhe lindore!
Gjermanët edhe para viteve 90-të patën ide të shkëlqyera për zhvillimin ekonomik të turizmit nga ish-kryeministri i Bavarisë Strauss, që nuk u mbështet nga qeveria e ish-komuniste dhe Ramiz Alija, mbasi i kishin borxhe vendeve që iu kishin bërë dëme Shqipërisë në 50 vite diktaturë dhe mafias së kohës.
Ambasadori gjerman ka qenë në Shkodër para rrëzimit të Bustit të Stalinit.
Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë dhe Kosovën në të gjitha planet në këto 30 vite, Rebelimi komunist 1997, kriza e Kosovës, pavarësia e Kosovës, Nato, liberalizimi i vizave, asistenca për politikë zhvillimi etj.!
Shqipëria dhe shqiptarët e kanë përcaktuar fatin e tyre me Shqipërinë dhe ndërkombëtarët, BE dhe SH.B.A-në!
“Loja” e Edi Ramës me Deutschland dhe ndërkombëtarët dhe ka mbaruar ose më mirë sapo ka filluar një “kapitull i ri” i cili do të sjelli gjithmonë stabilitet, zgjedhje të lira në Shqipëri dhe rajon, shtetin e së drejtës, në mbështetje të Shqipërisë, shqiptarëve të njerëzve!
Ndërkombëtarët, Gjermania, Italia, Franca dhe mbi të gjitha SH.B.A., janë thelbi i komunitetit botëror politik dhe mbështesin seriozisht Shqipërinë dhe P.D.-në!

Facebook Comments