Nga Rob KORE

◾◾◾

Para disa ditesh bera nje postim statistikor ne lidhje me qytetet dhe shtetet me te jetueshme ne bote.
Ne vitin 2019 Viena dhe Melbourne ishin qytetet me te jetueshme ne bote dhe Norvegjia dhe Zvicra ishin shtetet me te jetueshme ne bote.

Cilat jane kriteret e perzgjedhjes te kesaj renditjeje? Ato jane gjashte:
Stabiliteti,sistemi shendetesor, arsimi ,kultura, ambjenti, dhe infrastruktura.
Eshte lehtesisht e kuptueshme perse jane zgjedhur keta sektore per te percaktuar shkallen e jetueshmerise ne kuptimin cilesor te fjales jetueshmeri.
Sepse keto jane edhe sektoret ku qytetaret e zakonshem ndeshen ne perditshmerine e tyre.

E bera kete hyrje duke marr shkas nga nje deklarate e zj. Mimi Kodheli , e cila i drejtohej rinise me keto fjale:

“Shqipëria është vendi më i bukur ku mund të rijnë e të jetojnë të rinjtë. Jashtë je një robot, punë, shtëpi dhe gjumë. Nuk ka kafe, miq dhe shokë, ka vetem punë. Cilësia e jetesës eshtë më e mirë apo shërbimet publike, por nuk gjeni një vend që ka një orë larg liqenin, një orë larg detin apo malin, një hap kafen apo shokun tuaj, nuk ka vend më të dashur se Shqiperia. Ne kemi një mënyrë të jetuari që shumëçka nga bota perëndimore na rri ngushtë dhe ndryshe. Mendoj që ky është një vend që ja vlen mundi”.

Nuk besoj se mund te kete nje deklarate kaq naive e cila vjen nga nje ish-ministre, e cila mbulonte ministrine me te rendesishme ne Shqiperi.
Si ka mundesi t’i çosh nje mesazh rinise dhe ti thuash ne menyre direkte: prefero(qendro) ne kafe dhe mos puno si punojne te tjeret?

▪️A e kupton kjo rilindase se puna eshte baza e mireqenies se nje shoqerie?
▪️A e kupton kjo rilindase se rinia largohet per mungesen e punes dhe konkurences se lire ne Shqiperi?
▪️A e kupton kjo rilindase se perendimin, ku ne duam te shkojme e ka bere puna dhe jo kafeneja poshte pallatit.

Kush i ka thene zj. Kodheli qe ne perendim rinia nuk ka miq e shoke?
Rinia ne perendim jo vetem qe ka miq e shoke, por edhe miqesia behet dhe eshte shume me cilesore se ne Shqiperi.
Rinia e kolegjeve dhe universiteteve ne perendim ka kushte te shkelqyera.
Ata kane biblioteka te pasura, palestra dhe
pishina moderne, organizojne shkembime me studente te universiteteve nga e gjithe bota,bejne udhetime te organizuara ne vende te tjera ne gjithe boten, bejne çdo jave party ne shtepite e tyre me oborre te medha etj etj.
Po Italia, sa larg e ka detin zj. Kodheli?
Po Greqia sa larg e ka detin zj. Kodheli?
Ti e di zj. Kodheli se ne Greqi e kane aq larg detin, sa qe kur dalin nga shtepia mund te bien direkt brenda ne det.
Njelloj eshte dhe ne Amerike, Australi, Afrike, Azi etj.
Bota qe nga lashtesia i ka ndertuar qytetet prane ujit, prane deteve ose oqeaneve, prane liqeneve apo lumenjve.
Parimin prane ujit kane patur edhe ata qe ndertuan Durresin, Lezhen, Shkodren, Saranden.

Shqiperia eshte nje vend i bukur -thote zj. Kodheli.
Por , a eshte ky nje argument, i cili mund ta mbaje rinine qe te mos largohet?
Sot, te gjithe shqiptaret e dine se kudo ne bote qofte ne perendim, qofte ne vendet e varfera ka vende shume te bukura.
Biles edhe ne Afrike ka vende shume te bukura.
Por emigracioni ndodh gjithmone nga vendet e varfera drejt perendimit.
E kunderta nuk ndodh asnjehere, sa do i bukur te jete nje vend i varfer.
Nje nga vendet me nje natyre si ne parajse eshte Kuba.
Nuk emigrojne Amerikanet ne Kube, por emigrojne Kubanezet ne Amerike.
Asnje nga politikanet tane nuk duhet te na tregoje bukurite e Shqiperise, sepse jane politikat e tyre korruptive qe ja kane ulur vlerat bukurise qe na ka dhene zoti.
Kurse ne perendim dora e njeriut ka krijuar mrekullira qe ja shtojne vleren bukurise natyrore.
Dhe e fundit, do te shtoja se kjo deklarate eshte mentalitet komunist.
Te gjithe e mbajme mend se si llogjikohej ne komunizem?
Filani ka pune shume te mire, punon ne zyre dhe nuk ka pune fare, rri kot gjithe diten.
Pra , te ndejturit kot, konsiderohej “pune e mire”.
Po sipas ketij koncepti mundohet edhe zj. Kodheli ta bindi rinine.
Rinia nuk largohet sepse e koncepton gabimisht perendimin krahasuar me Shqiperine.
Rinia largohet sepse keta qeveritare po e detyrojne rinine te largohet.
Rinia nuk mbahet me deklarata boshe, te nje mentaliteti te prapambetur.
Asnje nuk do te largohet nga vendi i tij, nqse vendi i lindjes ti krijon mundesite.
Rinia mbahet duke i krijuar shanse dhe mundesi te barabarta per pune, siç krijohen ne perendim

Facebook Comments