Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Këto ditë disa analistë, politikanë, zëdhëndësa, këshilltarë “trima” në Shqipëri, kanë filluar të akuzojnë ndërkombëtarët për “kaosin” politik dhe institucional në vend! Kjo është një “lojë e vjetër” e politikanëve dhe medias në Shqipëri!
Shumë politikanë dhe gazetarë që janë bërë të pasur me profesionin e tyre, kanë qenë shpesh të “pabesë” dhe jo korrekt me bisedat që kanë bërë me të huajt në Shqipëri. Ata ndonjëherë e kanë bërë lajm, bisedën jo-formale, për të fituar terren në opinionin publik ose tek politikanët i’a kishin borxh!
Një pjesë e tyre lozin edhe role, që në shkrimet e tyre duket se i’u “kontestojnë” sjelljet dhe bëmat e ndërkombëtarëve, pastaj në darkë i’u dërgojnë sms!
Përgjegjës kryesor për kaosin politik dhe psikologjik në Shqipëri është Edi Rama dhe qeveria e tij në këto 6 vite, që ka trashëguar dëmet që klasa politike në 30 vite i ka bërë Shqipërisë në politikën e brëndshme dhe të jashtme, për intersat e tyre!
Po e shkruaj që në fillim, se gjatë këtyre viteve ka patur edhe prej atyre përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar që kanë abuzuar me detyrën dhe misionin e tyre!? Por në shumicën e rasteve, kanë qenë shumë serioz me zhvillimet demokratike dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri në këto 30 vite!
Nuk kanë faj ndërkombëtarët për komunizmin 50 vjecar në Shqipëri, por drejtuesat “kriminelë” që i bënë shumë dëm Shqipërisë dhe shqiptarëve! Anglo-amerikanët dhe CIA, tentuan ta rrëzojnë Enver Hoxhën, por nuk i’a dolën si pasojë e një sëri situatash në Rajonin e Ballkanit dhe në botë! Gjermania demokratike në 1946,sapo kishte dalë nga lufta e dytë botërore dhe nuk kishte fuqi diplomatike dhe politike në politikën botërore!
Ndërkombëtarët mbështetën fuqishëm ndryshimet në Shqipëri vitin 1990. Ambasadori gjerman ka qenë në Shkodër para rrëzimit të bustit të Stalinit dhe SH.B.A-të kanë dhënë një mbështetje të madhe për ndryshimin e sistemit në Shqipëri. Më kujtohet ambasadori Rajerson, që ka dhënë një ndihmë të madhe në fillimet e demokracisë! Ndërkombëtarët ndimuan në krijimin e shtetit ligjor dhe ndarjes së pushteteve dhe ekonominë e tregut dhe nuk janë fajtor për “anarkinë politike” që filloi në 1996. Ndërkombëtarët patën shumë ndikim në fillimet e kapitalizmit dhe ekonomisë së tregut në vitin 1991!
Nuk kanë faj ndërkombëtarët për trazirat e vitit 1997, por rebelët komunistë, që për pushtet dogjën Shqipërinë dhe paaftësia e qeverisë demokratike të kohës për të menaxhuar situatën!
Ndërkombëtarët në 1998 sollën ushtarët e tyre që do të thotë fëmijët e tyre, për të stabilizuar Shqipërinë e djegur nga ish-komunistët dhe bandat e tyre!
Nuk kanë faj ndërkombëtarët pse ish-kryeministri Fatos Nano filloi një korrupsion galopant në vend në 2000-2003, gadi duke krijuar një situatë të pazakontë në Shqipëri dhe duke shkelur parimet e demokracisë dhe tregut të lirë!
Nuk kanë faj ndërkombëtarët se qeveria demokratike, që filloi shumë mirë në vitin 2005 deri në 2008 dhe pastaj ishte e detyruar të bënte “ndryshimet kushtetuese” për ndryshimin e sistemit zgjedhor!
Nuk kanë faj ndërkombëtarët që në opozitë në 2013, pati “lëshuesa dhe abandonuesa” të P.D.-së dhe Edi Rama në 2017 vodhi zgjedhjet me bandat e drogës!
Nuk kanë faj ndërkombëtarët që në vitin 2013 erdhi në pushtet një kryeministër i papërgjegjshëm si Edi Rama që shkatërroi Shqipërinë dhe e mbushi me drogë!
Nuk kanë faj ndërkombëtarët që Shqipërisë nuk i celen negociatat për në B.E., në vitin 2019, por qeveria e Edi Ramës dhe klasa jonë politike e papërgjegjshme në vite!
Nuk kanë faj ndërkombëtarët që Rilindja dhe Edi Rama kërkon të sundojë edhe Gjykatën Kushtetuese që është kusht për integrimin tonë. Ata janë të interesuar shumë për reformën në drejtësi dhe integrimin në B.E. të Shqipërisë dhe krijimin e SPAK-së!
Nuk kanë faj ndërkombëtarët, që klasa politike në këto 30 vite është pasuruar me fondet publike dhe korrupsion, duke harruar problematikat e njerëzve të thjeshtë dhe nevojat për arsimim, shëndetësi dhe për të mbushur barkun me bukë të shumë shqiptarëve!
Personalisht nuk i mbivlerësoj ndërkombëtarët për kontributin e tyre në këto 30 vite. Nuk jam as avokati i ndërkombëtarëve as nuk kërkoj të gjej të vërtetën në politikë.
Personalisht përpiqem të shkruaj realisht për politikën në vend dhe e kuptoj që politikën nuk mund ta “gjykosh” për të kaluarën, mbasi as opinionistët as publiku nuk janë gjykata! Janë zgjedhësit ata që do të përcaktojnë të ardhmen e politikanëve me votime të lira dhe të ndershme!
Qëndrimi im për ndërkombëtarët është si i Kryetarit të P.D.-së Lulzim Basha dhe P.D-së shumë korrekt. PD ka marëdhënje shumë të mira me ndërkombëtarët dhe asgjë nuk ka ndryshuar në raport me Europën dhe miqtë tanë të mëdhenj SH.B.A dhe Gjermaninë!
Shkaktari i kësaj situate është vetëm e vëtëm një njeri Edi Rama që ka “mendtë e dreqit” dhe kërkon t’i largojë ndërkombëtarët për interesat personale dhe oligarkëve në vend!
Shqipëria dhe shqiptarët e kanë përcaktuar fatin e tyre me Shqipërinë dhe ndërkombëtarët, BE dhe SH.B.A-në!
“Loja” me ndërkombëtarët ka mbaruar ose më mirë sapo ka filluar një “kapitull i ri” i cili do të sjelli gjithmonë stabilitet në Shqipëri dhe rajon, shtetin e së drejtës, jo në favor të politikanëve tonë, por të Shqipërisë, shqiptarëve të njerëzve!

Facebook Comments