Nga Red VARAKU

◾◾◾

E gjithë makineria e propagandës së kryeministrit është në zi pas thirrjeve të sinqerta, krejt të natyrshme dhe të paorganizuara të tifozëve kuqezi.

Përveç disa tellallëve, që në ç’akordancë të plotë me orkestrën e fikur të kryeministrit, thjesht ia fusin kot, duke bërë më shumë dëm se dobi.

Në kampin socialist ka rënë zia dhe askush nuk pipëtin asnjë fjalë.

Kjo është një shenjë mençurie nga ana e tyre. Duhet të jesh idiot të mendosh se mund t’i dalësh përpara, sepse çdo njeri me mend në kokë dhe jo i verbuar, e ka të qartë që llava e ndezur flakë e atij vullkani të zemrave të bashkuara kuqezi djeg dhe përvëlon çdo lloj strategjie propagande.

Të shumtë janë ata që duan ta harrojnë dhe ta lenë pas thjesht si një moment të parehatshëm, që nuk ka ndodhur kurrë.

Vetë kryeministri është mbyllur në kullën e tij në Surrel dhe nuk po e kapërcen dot tronditjen e thellë, që erdhi si pasojë e ‘shigjetave’ spontane të tifozëve kuqezi, ‘Rama ik’ në stadium.

Vetë portreti i kryeministrit e tregonte befasinë e hidhur të atij momenti, që do të mbahet mend gjatë në memorien e këtij populli, si momenti shembjes së mitit të ‘pathyeshmërisë’ së Edi Ramës.

Ai e di që asgjë nuk mund ta rikuperojë më dëmin e atj momenti. Ai e di që asnjë akt propagande nuk mund ta mbulojë dot sinqeritetin që shpërtheu krejt natyrshëm nga zemrat e tifozëve kuqezi! Ai e di që nga ai moment asgjë nuk do të jetë më si më parë, srpse mesazhi ishte i sinqertë dhe ai e kupton që ajo thirrje kumbon fort nga zemrat e çdo shqiptari të sinqertë, ndaj ishte shumë i trembur.

Çdokush e ka të qartë që pas këtij shpërthimi, u riaktivizua një vullkan, që vështirë se do të shuhet, pa i djegur përfundimisht të gjithë tradhtarët e amanetit kombëtar.

Facebook Comments