Nga Mona RUSI

◾◾◾

Kurrizdalëve ju pëlqen gunga e tyre!

Nga ç’po na shikojnë sytë dhe po na dëgjojnë veshtët, i bije që një pjesë e mirë nga soji i komunistëve shqiptarë të na qenkej rritur në fidanishten e fashizmit….
Fallsifikimi i kësaj të vërtetë nga propoganda enveriste kishte për qëllim ruajtjen e “virgjërisë” së partisë në sy të masave që do indoktrinohebshin pa rreshtur përgjate gjithë epokës diktatoriale.
Madje edhe kuadrot e shkolluar nën atë regjim nuk i shpëtuan këtij formatimi.
Ja çfarë shkruan njeri syresh, i shume dituri Profesor Fuga:

“…mirë ata që u vranë për çlirimin nuk paskan qenë trima, po kolaboracionistë dhe tradhëtarë të ndyrë nuk paskemi pasur ne??? Ata që i dorëzuan kurorën e ndritur të Shqipërisë xhumaxhuxhit perandor, ata që hynë e punuan në institucionet fashiste si sahanlëpirës….”

Dhe shkruan kështu shoku Fuga pasi na kujton që jetohet ende në kohën e qoftëlargut dhe na mungon informacioni, i cili mund te merret eskluzivisht vetëm nga goja e tij që mbllaçit në forma të përmirësuara “rruzare” nga veprat e tiranit.

Se profesori i komunizmit as vetes nuk ja sjell në mend që fashisti O.Nishani u bë presidenti parë i shtetit komunist, se tashmë fashisten Nexhmije Xhuglini nuk ka dreq që e fsheh, se Ramiz Alia ishte drejtues i rinisë fashiste studentore, se dajo Spiro Koleken e kemi pasur fashist, po ashtu dhe Kahreman Yllin, Qazim Kondin, Memo Meton, etj etj…

Facebook Comments