Nga Skerdjan DHULI

◾◾◾

Ne fillim Inisi, Ingridi, Rudina… e rradha vazhdoi.
Pastaj Elvana, Suada, Viola….dreqi dhe e bija deri tek e fundit, Kejvina.
E perbashketa eshte nje.
Lidhja me kriminele, vrases, trafikant kokaine, trafikant prostitutash, trafikante drogash te tjera e kriminele te gjithellojshem.
Ne nje jete normale, nuk do merresha kurre me keto emra.
Se fundja ndaj jetojme ne liri, ku secili te beje jeten qe do.
Vetem se ketu eshte nje rast specifik.
Te gjitha keto jane personazhe ekrani qe na shiten si model.
Dhe pikerisht ketu lind problemi.
Emrat e mesiperm dhe shoqet e tyre, qe jane nje dyzine, i shiten dite e nate shqiptareve si model suksesi.
Ne çdo ekran, ne çdo spektakel, ne çdo ambient social e jo vetem.
Nuk po diskutoj ketu bombardimin me foto e lajme te sponsorizuara ne rrjete sociale per keto, mbi nje jete luksi qe siç dihet, rrenjet i ka tek parate e krimit, droga, armet, vrasjet etj…
Kjo eshte një lemeri e madhe.
A kane keto faj?
Apo fajin e kanë vetem mediat qe na i shesin si model?
Kjo ka fare pak rendesi.
Sepse keto jane dy kategori.
Ka prej tyre qe lidhen me kriminele dhe me parate e tyre behen personazhe dhe me pas blejne vendin e tyre ne media.
Ka edhe prej tyre qe pasi hyjne ne media, pas tyre rendin nje dyzine kriminelesh e ketyre normal qe ju lezetojne leket e tyre, dhe keshtu qendrojne ne ekran dhe media sociale.
Problemi themelor nuk eshte tek jeta qe bejne keto, por tek modeli qe i jepet rinise shqiptare, adoleshentit dhe adoleshentes qe vijnë nga nje familje e varfer ose mesatare dhe qe sapo hap instagramin, sheh keto.
Hap facebook, sheh lajmet po keto, hap TV, sheh spektaklet serish keto…

Çfarë mendon nje adoleshent ne kete rast?
Qe te kete nje te dashur te bukur ose njeri ekrani, ka vetem nje rruge.
Te behet kriminel. Se babin nuk e ka milioner, e per pasoje parate duhet ti siguroje nga krimi.
Ndersa nje adoleshente mendon se te behet si keto, qe jane idhujt e saj, duhet te zere nje dashnor gangster, mundesisht vrases me shume leke, trafikant kokaine etj, se vetem atij i hapen dyert dhe te ben te famshme, të blen makina luksi, të shetit neper bote dhe te ben foto gjithmone vetem me gota vere e shampanje.
Per nje te ri apo te re, kjo rruge shitet si model.
Por ne fakt, nuk eshte hiç me pak se rruga e humneres, dhe mbi te gjitha, tregon se llumi ne kete vend është bërë shembull pozitiv dhe model i të ardhmes.

Facebook Comments