Nga Red VARAKU

◾◾◾

Kjo përplasje që po ndodh me qëndrimin e hapur të SHBA dhe Bashkimit Evropian kundër qeverisë shqiptare është e paprecedentë dhe në terma afatgjatë e pariparueshme, si për qeverinë, ashtu edhe për Partinë Socialiste.

Bllokimi i integrimit nga Franca dhe nëntë kushtet e Bundestagut janë një mesazh i qartë, që BE kërkon ndërprerjen e menjëherëshme të mandatit të kësaj qeverie. Mesazh që Zaev e mori menjëherë , ndërsa kryeministri shqiptar nën e efektin kinez 5G, bën sikur nuk e kupton.

Ndërkohë, fakti që amerikanët mbështesin fort integrimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE, do të thotë që çdo vonesë për zgjidhjen e krizës është përgjegjësi e qeverisë. Vetë e nominuara e Presidentit Amerikan Z. Donald Trump si ambasadore në Shqipëri, Yuri Kim, pranoi krizën e rëndë ku ndodhet vendi. Këtë e bëri përballë institucionit më të lartë të politikës së jashtme amerikane, Senatit Amerikan. Ajo deklaroi se do të angazhohej menjëherë në zgjidhjen e kësaj krize, në mënyrë që vendi të vazhdonte rrugëtimin dret BE në Maj të 2020.

Zgjidhje e krizës do të thotë as më shumë e as më pak vetëm se zgjedhje të parakohshme para muajit Maj, me një reformë zgjedhore të dakortësuar nga të gjitha palët.

Kjo është e vërteta, e zezë në të bardhë.

Rama është i izoluar si asnjëherë herë tjetër nga çdo mbështetje ndërkombëtare, kjo shpjegon faktin se pse jemi përballë një diarreje opinionesh personale të disa zyrtarëve, që nuk kanë asnjë lidhje me çështjen , apo publikimit të disa përfundimeve të think tank -eve deri edhe fare periferike, në përpjekje të dështuar, për të sugjeruar një qëndrim perëndimor apo dhe më keq një qëndrim amerikan.

Ata kanë shkuar deri aty sa po përpiqen ta relativizojnë rëndësinë e faktorit perëndimor në zhvillimin e Shqipërisë, duke sulmuar hapur BE-në dhe duke theksuar faktin që BE po shkon drejt copëtimit. Kjo me qëllimin e ulët të konsiderimit të bllokimit të integrimit si problem i brendshëm i BE dhe jo si dështim i qeverive përkatëse, asaj të Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Kanë shkuar deri aty sa janë angazhuar në një projekt anti-amerikan, siç është ai i Jugosllavisë së Re, ku janë të përfshirë Rusia dhe Kina dhe kërcënojnë me kthimin e timonit nga Lindja.

Por, këtë e bën thjesht për të negociuar të ardhmen e tij fizike dhe politike, se të gjithë e dimë se çfarë ndodh nëse Rama do të vazhdojë të mbajë kursin e përplasjes me Perëndimin. Dihet përfundimi i atyre që kanë guxuar ta mendojnë këtë.

Ai duhet ta kuptojë, që kjo situatë nuk buron nga ndonjë mëri ndërkombëtare kundër qeverisë, por nga papërgjegjëshmëria e vendimit të tij për të vazhduar drejt një përplasjeje të sigurtë me qytetarët, siç tentoi në 30 Qershor.

Sigurisht, është e qartë që në një rast të tillë Perëndimi do të mbajë anën e qytetarëve shqiptarë. Por, çështja është që ai duhet të largohet pa dëme kolaterale. Për këtë Perëndimi i ka ofruar një amnisti dhe të vetmen amnisti, që perëndimi i ka dhënë, është reforma zgjedhore dhe zgjedhjet e parakohshme para muajit Maj të vitit që vjen.

Ndryshe, jo vetëm që do ta zbojnë me dhunë, por ai do të përfundojë edhe në listën e zezë të tradhtarëve të këtij populli .

Facebook Comments