◾◾◾

LETËR E AMBASADORIT TË SHQIPËRISË NË GREQI MID’HAT FRASHËRI DËRGUAR MINISTRIT TË PUNËVE TË MBRENDSHME NË TIRANË

Athinë, 17 tetor 1925
Nr. 1310
Shkëlqesës së Tij
Zotit Ministër të P. të Jashtme
Tiranë

Zoti Ministër,

Nga shpërngulja e popullsisë Çame në fillim të shekullit të kaluar

Ditën e dytë të ardhjesë s’ime këtu në Athinë poqa Z. Rendis, Ministër të P. të Jashtme, si dhe Kartanxhogllu, sekretarin (drejtorin) gjeneral të Ministrisë.

Mbemë dakord me ta që më shënojnë ditën kur do të mundim të fillojmë bisedimet për lidhjen e marrëveshjesë relative me nënshtetësinë.

Sot poqa Z.-in Pangalos. Sipas porosisë që më kishte bërë zoti Kryetar i Republikës, i thashë të falat dhe shtova se, jam porositurë të them që marrëdhanëjet nërmiet të shteteve i kemi dhe më teprë akoma i ka në dorë Greqija, që t’i bëjmë miqësore.

U përgjigj se dëshëron edhe ay fort shumë që të jemi miq, dhe pandaj ka dhën urdhrë në Ministri të Pun. të Jashtme të kërkohetë nga Shqipërija agrementi për Gjeneral Kondulin, si Ministrë. Shtoj se Kondulin e ka mik personal dhe se është shovinist shqiptar.

Duke sjellë fjalën, pas një bisedimi tjatrë, mbi çështjen e Shqipëtarëvet të Greqisë dhe sidomos të Çamëvet, i thashë se, situata e tyre dhe komentet e shumë që bëjnë gazetat Shqipëtare, krijon pakë pengim për harmoninë midis dy shteteve.

I kallëzova qysh autoritetet lokale bëjnë ekses zelli dhe si 104 Çamër janë të arrestuarë dhe burgosurë pa nonjë shkak real. I rrëfeva pastaj shtrëngimet e bërë në Çamëri duke marrë shtëpitë dhe pasurinë e tyre.

Z. Pangalos, duke marrë shënim, më premtoj që të japë urdhra kategorike ne komandanti i Janinës dhe ne Ministri i Bujqësisë që të këqyrin këtë punë. Z. Pangalos nuk dinte, ose bëri sikur ignoronte zotimin e Greqisë të bërë në Lauzanë, në favor të Çamëvet. I thashë se, në qoftë se Greqija ka qëllim që t’i përzërë Çamët, ose t’i shtrëngoje gjer sa të ikin, atëherë më mirë të marrim masa që tani për të bërë dhe ne si Tyrqija, do me thënë për të këmbyerë grekofonët tanë me Çamët e Greqisë.

Me këtë rast Zoti Ministër, do të përsërit ato që pata nderin të parashtronj në raportin t’im Nr. 1289, me datë 15 Ct.

Se është më mirë të na qahen dhe të na luten neve grekët, se sa ne tyreve. Sot, një mik që ka udhëtuarë nga Parga, më rrëfente se, sekretari i dytë i asaj Krahine, i kish thënë “Të ju them të vërtetën, Qeverija ka marrë në sy që t’i shtrëngojë Çamërit dhe të ikin. Edhe Musa Demin që arrestojnë çdo muaj dhe e burgosin, nuk’ ka no një shkak tjetrë.

Për Kondulin do të them se është nga Levsina (Elevsis) si dhe Pngalloj, dhe ka lënë një kujtim të mirë në Korçë, në kohë të luftësë, ku ka qenë si prefekt.

Po marr vesh se qarket Vorio-epirote kanë shkelurë këmbë që të mos vejë Konduli në Shqipëri; ata duanë të emërohetë Z. Jorgopullo, një shef zyre i ministrisë së P. Të jashtme, të cilit i kanë marrë më teprë besim për politikën e tyre.

Z. Pangallos duke bërë fjalë për Z. Panurjas (të cilin pa dyshim un e lëndova) më tha se ka bërë shumë gafe.

Pritni ju lutem, Zoti Ministër, të falat e mia me nderime.

Midhat Frashëri

Burimi: Arkivi Qëndror i Shtetit

Facebook Comments