◾◾◾

“Ish nën-drejtor banke u dorëzua prift nga kryepeshkopi Anastasios”, titullohet shkrimi banal i radhës, me autor gazetarin e KOASh-it në Greqi (Romfea, 21 tetor 2019; shih shkrimin greqisht në lidhjen në fund).

Me shkas dorëzimin e një prifti shqiptar, vazhdon fushata pothuaj e përditshme në agjensinë e pavarur me lajme kishtare greke Romfea, për të lëvduar e himnuar “të çuditshmin ndër shenjtorë”, gjirikun e juntës së kolonelëve (1967-1974), z. Janullatos!

Vetëm se nuk thuhet haptas prejardhja puro myslimane e priftit të ri. Përse kjo heshtje?

Në raste të tjera përmenden (detyrimisht) emrat e prindëve të një kleriku të ri, por në rastin e myslimanëve shqiptarë, të rekrutuar këta nga shërbime të huaja për shkombëtarizimin e komunitetit ortodoks, heshtet mjeshtërisht mbi prejardhjen e tyre familjare.

Z. Enkeled Mamaj nga Vlora është piketuar nga z. Janullatos, në marrëveshje me shtetin grek, si kandidat për peshkop, sipas modelit të sotëm në Shqipëri, ku gjysma e kryesisë së KOASh-it janë nga Greqia dhe gjysmët nga familje myslimane.

Duke përjashtuar shqiptarët ortodoksë, të cilët nuk u treguan zelltarë në greqizimin e komunitetit të tyre, projekti antishqiptar u bë i mundur me rekrutimin dhe përfshirjen e myslimanëve në pikat kyçe të kryesisë së Kishës.

Prandaj dhe “çdo dorëzim kleriku në KOASh përbën një vështrim larpamës të Kryepeshkopit Anastasios në të ardhmen, e cila paracaktohet e ndritshme, përderisa vetë ai hodhi themele të forta në këtë perspektivë” (Romfea, 21 tetor 2019).

E çuditshme është se z. Mamaj nuk është diplomuar në asnjë shkollë teologjike dhe madje nuk ka formim kishtar. Ka ndjekur disa lëndë për dy simestra në seminarin e KOASh-it, në vitin shkollor 2016-2017. Tashmë është detyrë e Kryepeshkopit që t’i rregullojë një diplomë “me korrespondencë”.

Se çfarë karriere ka pasur Enkeled Mamaj në Union Bank Albania dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania, presim të mësojmë më tepër, edhe pse nuk ka lidhje me besimin dhe rolin e tij të ri. Profesioni i tij theksohet në median greke vetëm për të çoroditur, që të shmanget mungesa e arsimit teologjik dhe sidomos prejardhja e thekur myslimane.

Myslimanët e konvertuar nga shteti grek për synime politike, vishen rëndom me pushtet, ndërsa familjet e tyre nuk pagëzohen, me përjashtim të atyre që punësohen në Kishë, si për shembull me disa pjesëtarë të fisit Pelushi.

Një ndërkallje: Mitropoliti i Korçës Joan Fatmir Pelushi ka shumë afrimitet me klerikun e ri, me të cilin ndihet edhe më lirshëm, sepse vetë z. Pelushi nuk ka arsim teologjik, nuk ka diplomë shkolle të lartë (Bachelor) në asnjë shtet, pavarësisht dy diplomave të mistershme (Master) që ka marrë “me korrespondencë” nga seminari grek i Bostonit.

Interesante është se shumica e myslimanëve që kanë role parësore në administrimin e KOASh-it, kanë lidhje të çuditshme me baballarët e tyre.

Ndërsa z. Miron Çako pranoi se tentoi ta vriste të atin, z. Mamaj e dëboi nga shtëpia babain e vet për shumë vjet, derisa u dorëzua dhjak. Sado që të jetë i lidhur emocionalisht me të ëmën, një fakt i tillë nuk mund të shpërnjihet për një udhëheqës të ardhshëm të Kishës.

Atësia si problem emëror dhe psikologjik çon në soditje shpërfytyrimi dhe kundrim kundërthënës, kur myslimani ndryshon emrin fillimisht nga Enkeled në Paskal, por në fund tenton t’i vërë kapakun historisë familjare me një akt të skajshëm, kur merr emrin e babait imagjinar dhe shndërrohet në At Anastas Mamaj!

Shkrimi greqisht në Romfea:

https://www.romfea.gr/ekklisies-ts/ekklisia-albanias/32450-proin-upodieuthuntis-trapezas-xeirotonithike-klirikos-apo-ton-albanias-anastasio

Facebook Comments