Nga Jahja DRANÇOLLI

◾◾◾

Sipas kalendarit historik, 22 tetori i vitit 1494, pra 625 vite më parë është regjistruar emërimi i Marin Beçikemit-Shkodranit për Rektor të shkollave të Republikës së Raguzës…!
Marin Beçikemi ka lindur në Shkodër në vitin 1468. Që në moshën 10-vjeçare, kur Shkodra ra nën osmanët, dhe kur prindërit e tij u kapën nga pushtuesi, ai u transferua me të afërmit e tij në Bresha, kjo qendër e mirënjohur e humanizmit dhe Rilindjes që atëbotë ishte në kuadrin e Republikës së Venedikut.
Pasi e kreu shkollimin në Breshia, në vitin 1492 Senati i Republikës së Raguzës, duke i njohur aftësitë e rralla dhe njohuritë e tij nga gjuhët klasike, letërsia dhe retorika, e ftoi për profesor dhe më 22 tetot të vitit 1494 e zgjodhi për rektor të shkollave raguzane.
Këtu, Beçikemi (sipas dokumentit Marinum Becichi de Scutaro pro Rectore et magistro scholarum) bëri emër si pedagog dijetar dhe mendimtar humanist gjatë viteve 1492-1496; 1504-1505, dhe gjatë viteve 1508-1510. Gjatë qëndrimit në këtë qytet, dhe pikërisht në vitin 1495 ai ia kushtoi Princit dhe Senatit të Raguzës veprën e vet të parë të njohur me titull: “Castigationes et observationes in Virgilium, Ovidium, Ciceronem, Servium et Priscianum”.

Barimi: Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut

Facebook Comments